Kapen 1.2 ton kokainë në Greqi, e sollën me jaht nga Karaibet! Arrestohet 'koka' e bandës dhe 5 shqiptarë të tjerë/ Hetime në Tiranë (EMRAT+VIDEO)

GREQI- 1 ton e 181 kg kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në një super operacion në Greqi, ndërsa janë vendosur në pranga tetë trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe 2 marokenë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, si dhe autoritetet shqiptare në Agrinjo, pranë Patras. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Sipas medieve greke origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë nga karteli, që kishte drejtues një shqiptar. Greqia ishte planifikuar që të ishte ndalesa e parë e kokainës, ku një pjesë do të mbetej në vendin fqinj, ndërsa tjetra do të shpërndahej, një pjesë në Europën Veriore dhe pjesa tjetër në Afrikën e Veriut.

Por operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi në kërkim është shpallur një 42-vjeçar grek. "Autoritetet greke po bashkëpunojnë në hetime për rastin edhe me palën shqiptare dhe atë spanjolle" citojnë mediet greke burime nga autoritetet në Athinë. Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.

Ndërkohë që dje policia greke ka zbuluar një tjetër bandë shqiptaro-greke që trafikonte heroinë në Selanik, duke kapur rreth 24 kg heroinë. Në pranga të policisë kanë rënë 8 persona nga të cilët 6 shqiptarë dhe 2 marokenë. Sipas policisë helene banda furnizohej me drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në qytetin e Selanikut dhe në disa qytete të tjera të Greqisë Veriore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
U arrestua sot me mbi 1 ton kokainë, 'koka' e grupit kishte dhe një këngë në rrjet me foto nga qelia e burgut

Sandër Pemaj i arrestuar ditën e sotme si koka e grupit të kapur në Greqi me më shumë se 1 ton kokainë është një emër i njohur për drejtësinë. Mbi të ka edhe një këngë në kanalin youtube që përshkruan aktivitetin e tij në burg dhe jashtë tij.

Ora 19:40
1.2 ton kokainë në Greqi/ Zbardhen detyrat që kishin anëtarët e bandës...nga gjetja e jahtit te dorëzimi i drogës

Policia greke kanë zbardhur të gjithë skemën se si funksiononte kjo bandë, 6 prej së cilës ishin shqiptarë. Drejtuesi i policisë greke bën me dije shqiptari Sandër Pema, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.

Pema është një emër me të shkuar kriminale, anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Referuar burimeve zyrtare, sasia e drogës është porositur nga një shtetas arab i cili jeton në Spanjë.

Si funksiononte kjo bandë? Policia ka ndërtuar skemën, por pa dhënë detaje për identitetin e tyre.
-Një person me origjinë arabe, por që jeton në Spanjë i cili është porositësi i sasisë së drogës.
-Një shtetas i huaj, dyshohet shqiptari Sandër Pemaj, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.
-Një shtetas i huaj, rezident në një vend Ballkanik dhe një 28-vjeçar ishin të ngarkuar për marrëveshjet monetare të transportit të drogës dhe realizimin e pagesave.
-Një i huaj ishte përgjegjësi si për dorëzimin e drogës nga furnizuesit e Amerikës Latine, për transportin (ekuipazhi i jahtit) dhe për dorëzimin e sasisë tek anëtarët e tjerë të grupit
-Një i huaj përgjegjës për marrjen e drogës në Greqi dhe shpërndarjen e saj të mëtejshme në vendet evropiane, me një rol koordinues, duke ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët kryesorë të organizatës në Spanjë.
-Një vendas, i cili në bashkëpunim me dy të huaj të tjerë dhe një person të panjohur, ishte përgjegjës për transportin e sigurt të drogës dhe marrjen e masave të sigurisë.
- Një i huaj, 30 vjec rezident në Spanjë, merrej me çështjen e sigurisë për takimet e krerëve të organizatës dhe anëtarëve të tjerë.

Ora 19:13
EMRAT/ Kush janë 6 shqiptarët e kapur sot me më shumë se 1 ton kokainë në Greqi (VIDEO)

Report Tv mëson emrat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar të përfshirë në organizatë ndërkombëtare të trafikut të kokainës të arrestuar mëngjesin e sotëm në Astakos ne Mesologji të Greqisë. Burime për gazetarin Arsen Rusta bëjnë me dije se shqiptarët ishin survejuar nga DEA, policia shqiptare dhe ajo spanjolle prej 4 muajsh.

Sandër Pema

Arbër Përdeda

Ergon Tusi

Erlin Zotaj

Lek Doda

Maksim Preçi

Ora 19:07
Super aksioni për kapjen e më shumë se 1 ton kokainë/ Policia greke zbardh detajet

Policia greke ka dhënë detaje nga operacioni i kapjes së 1 ton e 181 kg kokainë ditën e sotme. Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet kanë zgjatur 6 muaj dhe operacioni është kryer policia greke në bashkëpunim me Zyrën e DEA të Ambasadës Amerikane, policisë shqiptare dhe atë spanjolle.  

Sipas asaj që u bë e njohur zyrtarisht, mesditën e djeshme në shtëpi në Astakos, u arrestuan dy persona (23 dhe 35 vjeç) të cilëve iu gjetën 52 çanta. Në secilën prej tyre kishte dy pako, të mbështjella me materiale të papërshkueshëm nga uji për mbrojtjen e lagështirës, gjithsej 1,040 pako.

Kjo shumë ishte menduar për shpërndarjen e menjëhershme dhe lëvizjen e mëtejshme për tre të huaj (24, 28, dhe 41 vjeç), si dhe një shofer ende i paidentifikuar  të një furgoni të marrë me qira me qëllim transportimin e sigurt të kësaj sasie.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan
kokainë që peshon -1 ton dhe -181,048 kg
kërp i papërpunuar, -100- gramë
233.150- €
pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur, -49- gramë
dy (2) peshore elektronike precize
Revolver 38 mm
tre (3) pistoleta
Pushkë kallashnikovi
(92) fishekë të kalibrit të ndryshëm
pesë (5) vetura private makina
nëntëmbëdhjetë (19) pajisje të telefonisë celulare
shumë pako najloni dhe shënime të shkruara me dorë

 

Ora 19:03
Del FOTOJA- Shqiptari me 'karrierë' kriminale, kush është 'koka' e grupit të kokainës në Greqi


1579975467_sanderPemaj.jpg

Sandër Pemaj

Report TV ka arritur të zbulojë emrin e shqiptarit që akuzohet nga mediat greke si kreu i grupit të trafikantëve që u kap me 1 ton e 180 kilogram kokainë në Greqi. Sipas burimeve të Report TV një prej shqiptarëve të arrestuar është Sandër Pemaj, që dyshohet nga policia greke si kreu i bandës. Pemaj është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës që trafikonin drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, në total 8 veta, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos që ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë. 
Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogram kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një kallashnikov. Nga të dhënat e para mësohet se sasia e kokainës është nisur nga Shën Vinsent I ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në qytezën greke.
Gjithashtu mësohet se Greqia ishte stacioni i parë I trafikantëve që më pas do ta shpërndanin kokainën në vende të ndryshme të Europës dhe të Afrikës Veriore

Po kush është Sandër Pemaj që akuzohet si kreu i bandës që do trafikonte 1.18 ton kokainë.
Sandër Pemaj ka që në vitet ’90 që jeton në Greqi duke kryer shumë shkelje të rënda penale dhe duke hyrë e dalë nga burgu.
Është arrestuar dhe dënuar në Greqi për disa vjedhje me dhunë në vitin 1998 dhe është liruar në vitin 2006. Në vitin 2010 arrestohet përsëri pas një përplasje me armë me policinë greke gjatë një grabitje në lagjen Virona të Athinës por arrin të lirohet në 2015. Pas kaluar më shumë se dy vite ai arrestohet sërisht këtë herë si një prej krerëve të grupit ndërkombëtar që trafikonte drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë,  ku një ndër të arrestuarit në Shqipëri si pjesë kryesuese e këtij grupi ishte edhe biznesmeni Jurgen Molla.
Mesa duket Sandër Pemaj sërish ka arritur të dalë shpejt nga qelia dhe tashmë bie rishtazi në duart e policisë greke këtë herë I akuzuar si koka e grupit që trafikonte 1.18 ton kokainë.

 

Ora 16:31
Dalin pamjet e kokainës së sekuestruar, grekët: Koka e trafikut është një shqiptar


Publikohen pamjet e para të kokainës së sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Greqi. Deri tani janë tetë të arrestuar, ndërkohë mediat greke theksojnë se koka e kartelit kriminal të drogës është një shqiptar. Gjatë operacionit janë sekuestruar përpos drogës dhe kallashnikovë dhe pistoleta. Pakot e kokainës kanë mbishkrime të ndryshme, njëra prej tyre është "ALF 007". Një pjesë e kokainës ishte e destinuar për tregun vendas në Greqi, ndërsa tjetra për në Europën Veriore dhe Afrikën Veriore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 26/01/2020 07:23

    Fytyra te poshtra lere pastaj kenga e temerrshme skandal fare ..njerez te rendomt fare lapanjosa..

    Përgjigju
  • Albani londer: 25/01/2020 22:44

    Shum ters çuna,bravo ju qoft per guximin gabimet i dini vet,me verte shum gjynof do e kishit bo i alamet pune,e kalofshi sa me let burgun,tamom trima

    Përgjigju
  • Koka grupit: 25/01/2020 22:04

    Ca koke grupi , ky ska bo 1 vit jashte i qete qe nga vitet 90 Vetem burg!!! Smund te jete koke kur rri ne burg per grabitje, Kokan i keni verdalle, jane investitor..

    Përgjigju
    • Rremo: 26/01/2020 21:31

      Ik pra ti ti besojn gjini ate ngarkese

    • @ ty: 26/01/2020 03:45

      Mire ke fol. Paret vijne mbrapsht me Toyota Yaris

    • Gon: 26/01/2020 00:22

      E sakt Ky ka qen burg volos 1998 ordiner per vjedhje grabitje Me duket nga lezha esht Po kok kartele ky no fcking way

  • Emi: 25/01/2020 20:09

    Ska kuptim mos me pas shqiptare. Idjota po mushnin burgjete e botes

    Përgjigju
  • Aklala: 25/01/2020 19:39

    Ne bashkepunim me policine shqiptare?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin