DETAJET/ Si e vrau vajza babanë në Durrës! E lidhi, e mbështolli me batanije dhe e varrosi në oborr

DETAJET/ Si e vrau vajza babanë në Durrës! E lidhi, e mbështolli me batanije dhe e varrosi në oborr

1708677133_policia.PNG

Foto: Banesa në Shënvlash ku ndodhi vrasja 

Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja në Durrës, ku 19-vjeçarja vrau me armë zjarri të atin Pëllumb Meta. Ky i fundi punonte roje në tregun e makinave, ndërsa vajza ishte studente në shkollë të lartë.

Hetimet për gjetjen e 50-vjeçarit kanë nisur pasi kallëzimit të djalit se babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer policia u vu në lëvizje.

Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt, gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.

Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin në kasollen e lopës, e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur në oborr.

Ka qenë 19-vjeçarja Hygerta Meta që ja tregoi policisë vendin se ku gjendej babai i vdekur.

Familja përbëhet nga 2 prindërit, 4 fëmijë prej të cilëve 2 djem dhe 2 vajza. Njëra vajzë e martuar.

"Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.    Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj. Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.      

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.  Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.   

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Tronditëse në Durrës/ Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin, arrestohen! 2 vëllezërit mbrojtën të motrën, donte ta fejonte pa dëshirë! Në hetim gruaja


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot