Detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia, kthesa e kreut të PD pas takimit me Philip Reeker në 30 qershor 2021

Detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia, kthesa e kreut të PD pas takimit me Philip Reeker në 30 qershor 2021

Sali Berisha, Philip Reeker dhe Lulzim Basha

Vendimi i personalizuar i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe rrjedhimisht nga partia, ishte një akt i befasishëm për opinionin publik dhe vetë Berishën, por jo për një rreth të ngushtë të Lulzim Bashës dhe përfaqësinë diplomatike të SHBA në Tiranë. Trysnia mbi Lulzim Bashën për t’u distancuar nga Berisha ka nisur që pas datës 19 maj 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion madhor, pengim të veprimit të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Megjithatë, pas ‘bombardimit’ amerikan të Familjes Berisha, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk dha asnjë shenjë lëkundje për të lëshuar ‘babain politik’, por mbështeti publikisht alibinë e Berishës për paraqitjen e provave, mbi të cilat mbështetej vendimi i DASH. 

“Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”, u shpreh Basha në 19 maj 2021.

Ka një pikë kthese në qëndrimin e Lulzim Bashës në raport me Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA. Ajo është vizita e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Philip Reeker, në 30 qershor 2021. Mesditën e 30 qershorit, Philip Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja e amerikane në Tiranë Yuri Kim, hyri në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar një takim rreth 60 minuta me Lulzim Bashën. Të pranishëm në takim ishin edhe Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi.

Siç edhe u konfirmuar më pas, në këtë takim, Philip Reeker i ka kërkuar Lulzim Bashës në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i zbuluar detaje nga dosja e Berishës. Janë pikërisht këto detaje, mbi të cilat Basha mbështeti vendimi e vështirë për ‘ngritjen’ e Berishës pasditen e së enjtes.

Partia Demokratike nuk doli me një njoftim rreth përmbajtjes së takimit të 30 qershorit. Por, ishte Ambasada Amerikane ajo që, përmes një deklarate, zbardhi takimin. Deklarata e Ambasadës nuk lë shumë vend për dyshime: çështja e Berishës ka qenë kryefjala e takimit.

“Ai (Philip Reeker) nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e SHBA.

‘Korrupsion madhor’ është motivacioni i parë dhe kryesor i DASH për shpalljen e Berishës non grata.

Pas takimit të 30 qershorit, Lulzim Basha u përfshi në një dilemë historike, por edhe vendimtare për karrierën e tij politike. Basha duhet të zgjidhte mes SHBA dhe Sali Berishës, njeriut që e ngjiti në majat e pushtetit.

Një muaj më pas, në 30 korrik 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, duke i kujtuar kërkesën e panegociueshme të Philip Reeker për t’u ndarë nga Berisha. Pas këtij takimi, Yuri Kim, artikuloi edhe mesazhin e famshëm: “Mos hani bar”!

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker ishte në Tiranë.... Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”.

Pasditen e së enjtes, një ditë para afatit të ultimatumit të SHBA, Lulzim Basha, njoftoi vendimin që do të shënjojë karrierën e tij politike, duke përjashtuar Berishën nga grupi i PD-së. “Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, tha Basha, duke shpjeguar rrethanat e këtij vendimi të vështirë dhe me pasoja, për shkak të reaksionit dhe hakmarrjes së pritshme të Berishës. 

Në mbledhjen e grupit e deputetëve të PD, në përpjekje për të shpjeguar rrethanat e vendimit, Lulzim Basha tha se kishte shumë detaje rreth dosjes së Berishës, të cilat nuk kishte ndërmend që t’i bënte publike. Bëhet fjalë pikërisht për detajet e dosjes së Berishës që Philip Reeker i zbuloi Bashës në takimin e 30 qershorit.

“Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës”.

Po cilat janë detajet e dosjes së Berishës që Lulzim Basha nuk ka ndërmend t’i ndajë me askënd? A i ka ndarë me vetë Berishën? Detajet mund të dalin në pah vetëm nëse SPAK do të nisë një procedim penal për Berishën dhe rrethin e tij Familjar.

Gjithashtu nuk dihet me saktësi nëse Basha e ka informuar Berishën për detajet që i zbuloi në zyrë Philip Reeker.

E qartë është se raporti mes Bashës dhe Berishës ka ndryshuar që pas takimit Basha-Reeker të 30 qershorit.

Nga ana tjetër, përbetimet e Berishës për hakmarrje ndaj Bashës, akuzat për pakt me Ramën dhe komplot ndaj tij për të shpëtuar veten, duken se janë vijim i alibisë së Berishës për të mos lëshuar PD-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 13/09/2021 05:28

    ore , po kujt i plasi k... per Salen apo Lulin. kete popull e pllakosur fukaralleku, ekonomia per lesh . keto jane te largojne vemendjen nga problemet reale te shqiptareve. p.s. ky plaku Mere ca p.... e semes do akoma, 30 vjet, ptuuu

    Përgjigju
  • Adi: 12/09/2021 03:06

    Amerikanët për nder e korrupsjon nuk të falin

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/09/2021 08:36

      Patjeter,por interesat e tyre kombetare din ti mbrojne mire,dhe kush ja u cenon,ne nje menyre apo ne tjetren,e COFIN.pyetja qe dhet te bejme ne shqiptaret per mendimn tim eshteketo aksione te DASH-it,cenojne apo fircojne interesat tona kombetare?E thene ndryshe,askush nuk te vjen e ti ndreq te gjitha pnet ne shtepine tende,mund te ndihmojne,mund ti mbyllin syte kur zotrote ja u leron famljareve te tu,kur i ve zjarrin shtepise dhe akuzon te tjeret,deri kur e ben shurren jasht vaxos,dhe i lag kembet ndonje te gabuari,atehere,prit reagimin.

  • Iris: 12/09/2021 01:32

    Me dron nuk e qellonin,se nuk perfaqeson rrezikshmeri te atij niveli,por mund t'i kishin siguruar fatin e Manuel Norieges <<fytyre ananasit>> te Panamase.Keshtu qe Berisha per momentin, eshte me fat.Te shohim ne se Basha do t'a perdore info.e marre ne te ardhmen kunder tij,sic vepronte Sala me //kundershtaret e rivalet//,apo per vetembrojtje per //te lare duart//.Do te kishte qene nje skene shume interesante, sikur z.Rekeer, te kishte kerkuar, qe ne takim te kishte qene i pranishem dhe Sala vete.Do te dukej si takimet prinder-mesues-nxenes qe beheshin ne shkolla.Do te me pelqente te shikoja reagimin e tij.

    Përgjigju
  • Tos martallosi: 11/09/2021 23:14

    Ore kam nje pyetje, nese qenka puna kaq e mprehte, qe perjashtimi i Berishes ishte ne te mire te tij personale, pra Berishes, dhe familjes, ky paska bere ndonje gje te rrezikshme, qe vete nuk e di por e di SHBA, Blinken, Reeker, Kim dhe Basha, atehere ku eshte interesi ketu? Gjithe kjo zhurme per te mbrojtur Berishen dhe Familjen????!!! Dmth jo se ka.ndonje interes tjeter, psh, te Shqiperise! Nese nuk do perjashtohej, cfare do ndodhte? Do ta gjunin me DRON??!! Aaaaaaa, kjo do kete qene arsyea. Nese e gjunin me dron dhe meqe mund te kishte deme kolaterale, psh, mund te zinte ndinje cifel Bashen apo Ramen.

    Përgjigju
  • Dritan: 11/09/2021 20:27

    Po superhajduti Rama kur e ka rradhen. Apo kur te shkoj 70 vjec.

    Përgjigju
    • Vini: 11/09/2021 22:13

      Respekt per me te moshuarit dhe familjet e tyre nje here.

    • emri: 11/09/2021 22:03

      te bjere nje here nga fiku vellai punet behen avash avash ... pse te krijoje konflikt kot USA?! Meta ja me ta nxjere jashte loje e ka radhen ... he ke ke ndonje tjeter qe te ka ngelur merak?

  • O tej: 11/09/2021 19:44

    Berishen e cau morri

    Përgjigju
  • Pjeter: 11/09/2021 19:44

    Shume shqptare pyesin,a nuk ishte me mire per Bashen qe kete ceshtje tia linte dikujt tjeter? me nje fjale,pataten e nxehte ne dore te dikujt tjeter,duke dhene doreheqje?e sipas mendimit tim,pikerisht ketu fle lepuri.Nje sinjal sot ja dhane Bashes,duke aluduar,vila nga oligarket,qendrim ne opozite per para. Te gjithe e dime qe Basha nuk ka nje gjeneze politike ne PD,ai eshte thjesht nje satelit futur ne orbiten e familjes Berisha,pikerisht nga e bija e Saliut Gita Malltezi,qe natyrisht Berisho-Malltezet i treguan rruget(si ajo e kombit)si ta trasferoje pasurine nga ajo publike ne pasuri personale e familjare.Bashen e tmerron e njejta shpate qe rri mbi kryet e Saliut,sepse ndoshta Reker i tregoi detaje te Saliut,por Saliu edhte nje pisokomunist i farketuar nga intrigat e bllokut,dhe natyrisht ka detajet e tij per Bashen,qe mund ta syrgjynose publikisht,dhe ta dergoje direkt ne gojen e SPAKUT.Nuk arrin nga kamarier ne milioner( eurosh) nen sundimin e Saliut pa pelqimin e tij,nuk besoj se gjen njeri qe nuk e di kete gje.Per mendimin tim Bashen e shpeton nga i njejti fund me Saliun,vetem po e fitoi betejen e kohes kunder familjes Berisha,nuk eshte cudi qe Basha ne nje te ardhme shume te afert,te behet Bashkepuntor i drejtesise,ku mund te shpetoje nga nje fund shume i hidhur,dhe i pa parashikuar deri pak vite me pare.

    Përgjigju
  • GOLI: 11/09/2021 19:33

    SIÇ DIKET ÇESHTJA SALI BERISHA-GJERAT VIJOJNE ME TE FUTME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot