Por nuk është vetëm Ilir Meta dhe Partia e Lirisë që kanë halle penale dhe juridike me çështjen e lobimit në SHBA. Një tjetër emër në skenë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Bëhet fjalë përsëri për një faturë të paguar për foton me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për të cilën ai deklaroi “zero lekë”, por që tashmë është në verifikim dhe hetim nga SPAK, së bashku me çështjen e shkollës dhe pasurisë së partneres.
Ish-deputeti Halit Valteri ishte ai që dha lajmin në studion e ‘Repolitix’ sot në mbrëmje, në debatin e zhvilluar në Report TV, se ka një provë që flet për pagesë dhe faturë dhe që së shpejti do dërgohet si kallëzim në SPAK.
“Edhe ai që pretendonte se e bëri foto me ‘zero lekë’ me Donald Trump, e që doli foto te dera e halesë, Belind Këlliçi, ylli i ri në ngjitje, ka një të dhënë, një faturë. Do ketë një kallëzim për këtë (e kundërshton juristi Leonard Karaj, duke i përmendur foton e Ramës).
Se di pse Belindi ju djeg kaq shumë (i drejtohet leonard Karajt). Nuk e di pse hidheni kur përmendet Belindi... (është bërë një kallëzim, ndërhyn avokati Edmond Petraj). Ka të tjera për të, mos u mërzisni. Do bëhet në vijim“, shprehet Valteri teksa pyetet edhe nga moderatori Denis Minga rreth faktit.
Në lidhje me rrezikimin e Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe vetë Ilir Metës, u dhanë mendime të ndryshme, duke analizuar edhe Kodin Zgjedhor dhe situatën ligjore. Pjesa më e madhe e të pranishmëve vunë në dukje rrezikun që kjo parti të bllokohej apo të dilte jashtë ligjit për shkak të financimeve, por avokati Petraj për Metën mendon ndryshe.
“Kam përshtypjen dhe mendoj se Ilir Meta kur të nisin zgjedhjet do të jetë i lirë. Do i zbutet masa e sigurisë për arsye të ndryshme dhe mund të jetë i lirë dhe të kandidojë në zgjedhje“, tha Petraj.
Të pranishmit diskutuan edhe për mundësinë nëse ai mund të kandidojë duke qenë i paraburgosur apo ta drejtojë fushatën nga qelia.
Foto e Këlliçit me Donald Trump
Ish-deputeti Halit Valteri shpjegoi edhe pse zgjodhi rrugën e kallëzimit të Metës për çështjen e lobimit, duke u shprehur se kreu i PL-së “është njeriu më i korruptuar në Shqipëri”. Madje shtoi se në përgjimet e SKY ECC ka biseda dhe do dalë së shpejti edhe implikimi i tij në porosinë për vrasjen e një personazhi të njohur dhe do ketë çështje të tjera hetimore. Valteri u shpreh se “kjo ishte kauza ime, vetëm me këtë palaço jam marrë”.
“LSI dhe Ilir Meta janë të pandashëm. Flasim për një biznes familjar, koorporatë, herë quhet parti politike, me votat e blera apo të vjedhura, për t’i dhënë vetes këto ofiqe dhe që Meta beson se do t’i ketë. Meta kërkon gjëra që janë jashtë llogjikës. Flasim për një njeri që i ka marrë gjithçka Shqipërisë dhe vendi i ka dhënë gjithçka. Sot është në ditë të keqe, sepse është një hajdut, ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz, për të vjedhur. Kjo është akuza e lobimit, SKY ECC është në qarkullim dhe del në biseda se ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur. Personazh i veshur si kriminel më i madh. Nënën e kalamanjve e akuzon për tradhti dhe spiunazh brenda koorporatës së tij e bashkëpunëtorëve dhe paranojat e çojnë në këtë situatë”, u shpreh ai.
Kllici te japi shpjegime para drejtsis se si u be i pasur ne opozite dhe lidhjet e tij me financimet e metes
PërgjigjuLotët e nenave qe ju ke vjedhur shtepite dhe I ke futur ne burg jane numëruar z. VELIAJ. ASNJE lot nuk eshte derdhur kot. Do lashe hakat e njerzve qe ju ke rene me qafe se nuk ngopesh as ti as ata ushtaret e tu.
PërgjigjuO Halit Valteri mos u mer me kriçin me 8 klas shkoll Blendi Kēriçin se nuk ja vlen. Tipa tē ezmerit Blendi vetēm te partia wc pd militojn e kshu ēshtē mē mir se shqiptarēt e din se çfar wc e qelbur ēshtē pd e sali hajdut kriminel bajgēs.
Përgjigjuik o valter. ,,mos u bej alabak per nje rroge.....
Përgjigju