DETAJI/ Viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, shqiptarë të moshës 16, 19, 50 dhe 55 vjeç! Policia i ka identifikuar

DETAJI/ Viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, shqiptarë të moshës 16, 19, 50 dhe 55 vjeç! Policia i ka identifikuar

1689713992_aksidentinegreqi.webp

Media greke shkruan se policia ka arritur të identifikojë 4 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite jashtë Edessa, në kilometrin e 87- të të autostradës Florina – Selanik.

Sipas policisë bëhet fjalë për 4 burra, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç të gjithë me kombësi shqiptare. Ende nuk është identifikuar viktima e pestë, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, shkruan prothotema.gr.

Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU. Nga një verifikim i Report TV, të gazetarit Sokol Dema, targa AA 989 MU e makinës, tip benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë.


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Greqi, makina hyn në korsinë e gabuar dhe përplaset 'kokë me kokë' me kamionin! Vdesin 5 shqiptarë


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut