GREQI- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të marte, (18 korrik 2023) në Greqi. Një makinë me targa shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion në kilometrin e 87- të të autostradës Florina – Selanik, jashtë Edessës.
Përplasja rezultoi fatale, të pestë shqiptarët, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç humbën jetën në vend. Media greke shkruan se policia ka arritur të identifikojë 4 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik, edhe pse emrat nuk janë bërë ende publike. Ndërkohë Ende nuk është identifikuar viktima e pestë, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, shkruan prothotema.gr.
Nga pamjet e publikuara nga mediat greke përplasja ka qenë e fuqishme, sa benzi i zi ka hyrë poshtë kamionit dhe është shkatërruar totalisht pjesa e përparme e makinës por dhe pjesa ku ndodheshin pasagjerët.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Edesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU. Nga një verifikim i gazetarit Report TV, Sokol Dema, targa AA 989 MU e makinës, tip benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë pasi viktimat nuk janë identifikuar ende.
Policia po kryen hetimet për këtë aksident tragjik. Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.
Foto nga aksidenti tragjik në Greqi
Media greke shkruan se policia ka arritur të identifikojë 4 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite jashtë Edessa, në kilometrin e 87- të të autostradës Florina – Selanik.
Sipas policisë bëhet fjalë për 4 burra, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç të gjithë me kombësi shqiptare. Ende nuk është identifikuar viktima e pestë, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, shkruan prothotema.gr.
Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU. Nga një verifikim i Report TV, të gazetarit Sokol Dema, targa AA 989 MU e makinës, tip benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë.
Pamjet e aksidentit tragjik me 5 të vdekur të ndodhur sot pasdite në Edessa është shokuese.
Makina me targa shqiptare ka hyrë poshtë kamionit dhe është shkatërruar totalisht. Pjesa e përparme e automjetit dhe pjesa e pasagjerëve është copëtuar copë më copë.
Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë viktimat nga makina, ndërsa drejtuesi I kamionit është dërguar në spital por nuk ka lëndime.
Mediat greke shkruajnë se deri tani viktimat janë të huaj por identifikimi I tyre ende nuk është bërë.
Nga një verifikim i Report TV, targa AA 989 MU e makinës, tip benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë pasi media greke informon se viktimat nuk janë identifikuar ende.
Mediat greke kanë publikuar foto të aksidenti tragjik në Edessa ku humbën jetën pesë shqiptarë. Siç shihet edhe nga foto, makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përplasur kokë më kokë me kamionin.
Injorant e gjall
Përgjigju@shoku & @korrupsioni, isha në Greqi para 10 vitesh (në Selanik), atje ishin si në Shqipëri, si mos ecnin me mire me makinë se ato në Shqipëri.
PërgjigjuKur ngasin mjetin ne Europe e marrin vesh se ca shoferesh Jane.
PërgjigjuPatentat e blera me lekë nuk dinë as minimumin e sinjaliatikës. Këto janë pasojat tmerrësisht të frikshme me kaq humbje jete.
Përgjigjupo e vertete, por ne fund te fundit duhet thene qe menyre e udhetimit ne autostrada moderne eshte e panjohur ne shqiperi sepse nuk kemi autostrada te tilla. Dmth, eshte shume e thjeshte te ngaterrohesh jashte shiperise sepse nuk kemi eksperince me rruge te tilla.