Deti, 10 kushtet për Ditmir
Bushatin që të bindë Metën

Deti, 10 kushtet për Ditmir<br />Bushatin që të bindë Metën<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk është i bindur për të autorizuar negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, për rivendosjen e kufirit detar mes dy vendeve. Ditën e djeshme, presidenti ka parashtruar disa kërkesa për dhënien e autorizimit. Por, kushtet, procedurat dhe kriteret për të marrë autorizimin e Presidentit për negocimin e një marrëveshje ndërkombëtare parashikohen në ligjin e ri për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën

e Shqipërisë, miratuar në vitin 2016. Nuk dihet ende nëse Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka konsumuar të gjitha hapa ligjorë para se t’i drejtohet Presidentit për autorizimin, por nga ana tjetër është e qartë se kërkesat e Presidentit dalin jashtë kornizave të këtij ligji.

Kushtet
Për të marrë autorizimin nga Presidenti dhe plotfuqinë nga Ministri i Jashtëm për të negociuar për një marrëveshje, në rastin konkret me Greqinë, ligji parashikon se duhet paraprakisht miratimi i një projektmarrëveshje. Neni 6 i ligjit parashikon që përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pajisen me plotfuqi nga autoriteti kompetent pas miratimit në parim të projektmarrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.

Por, që të miratohet në parim një projektmarrëveshje, ligji parashikon disa hapa. Së pari, ministria kompetente, në rastin konkret, Ministria e Jashtme, duhet të përgatisë një projektmarrëveshje. Për hartimin e projektmarrëveshjes, neni 8 i ligjit, parashikon që ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.

Ndërkaq, kërkesa për mendim duhet të shoqërohet me arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes, përparësitë dhe rezultatet e pritshme, efektet financiare që mund të rrjedhin nga zbatimi i saj si dhe përputhshmëria me Kushtetutën. Po sipas ligjit, pas marrjes së mendimeve për projektmarrëveshjen, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura.

Zhvillimi i negociatave
Para zhvillimit të negociatave të drejtpërdrejta, sipas ligjit, Ministria e Jashtme përcakton përbërjen dhe kreun e delegacionit, kohën dhe vendin e zhvillimit të negociatave. Në përbërjen e delegacionit, krahas përfaqësuesve të ministrive kompetente, mund të ketë përfaqësues të ministrive të interesuara.

Negociatat për lidhjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërmjet përfaqësuesve të palëve ose në distancë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në përfundim të negociatave, nëse palët bien dakord, kryetarët e delegacioneve mund të parafojnë tekstin e projektmarrëveshjes në dy ose më shumë kopje, në varësi të palëve negociuese. Për këtë qëllim, kryetarët e delegacioneve vendosin në çdo fletë të projektmarrëveshjes inicialet e tyre. Ligji nuk parashikon nëse grupi negociator duhet të mbahet sekret apo të bëhet publik.

10 kushtet ligjore për të marrë plotfuqinë nga Meta

Para marrjen e plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.  
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes

Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024