Pakti me Greqinë, Meta: Dakordësi me Ramën, por të kalojë kur të ngrihet Kushtetuesja

Pakti me Greqinë, Meta: Dakordësi me Ramën, por të kalojë kur të ngrihet Kushtetuesja

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta deklaron se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë për kufirin detar dhe cështjet e tjera të vjetra që po diskutohen në paketën mes dy vendeve, por marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vettingu.

Meta gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, tha se ka pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këtë cështje, por shtoi se i ka bërë të qartë Ramës se pakti duhet të kalojë kur të ngrihet Kushtetuesja. Përsa i përket deklaratave të ministrit të Jashtëm grek Kotzias se negociatat janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes mes Ramës dhe Metës, kreu i shtetit shqiptar tha se nuk preferon që të bëjë polemika.

Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam shumë përzemër, të tilla i kam pasur gjithmonë dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika, por në respekt të pyetjes suaj dhe të rëndësisë së çështjes – sepse është çështje shumë e rëndësishme dhe ka gati 10 vite që nuk është zgjidhur ende dhe për të cilën ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – dua të them që unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstruktive për t’i kontribuuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështjeje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj.

Sepse kjo është një çështje delikate tek ne, por është një çështje delikate edhe në Greqi, kështu që kam bërë gjithçka. Me kryeministrin Rama kemi pasur një dakordësim të plotë. Kemi pasur disa mosmarrëveshje me Ministrin Bushati për këtë çështje. Dhe ia kam bërë të qartë kryeministrit që ai, në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t’u finalizuar një marrëveshje e tillë ai do të ketë autorizimin nga ana ime, si kryeministër, por edhe si shef i mazhorancës, - sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në parlament - por natyrisht ia kam bërë të qartë dhe më duhet ta them edhe këtu, se është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve.      
 

Ilir Meta

Prej disa muajsh pala shqiptare dhe ajo greke janë duke biseduar për disa cështje të vjetra, mes tyre kufiri detar. Pavarësisht se të dyja palët janë zotuar për mbylljen e shpejtë të marrëveshjeve mes dy vendeve, ende nuk është arritur dakordësia e plotë mes Tiranës dhe Athinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin