Ministri grek: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Metës dhe Ramës

Ministri grek: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Metës dhe Ramës

Ministri i Jashtëm i Gjermanise Heiko Maas dhe i Greqisë, Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias gjatë një deklarate për mediat me homologun gjerman Heiko Maas përpos marrëveshjes me Maqedoninë ka folur edhe për negociatat me Shqipërinë. Ai është shprehur se negociatat me Shqipërinë janë të bllokuara, jo për fajin e Athinës, por për shkak mos marrëveshjeve mes Presidentit dhe qeverisë shqiptare në Tiranë.

Ne kemi zhvilluar negociatat me Shqipërinë. Ashtu siç e dini ato kanë ngecur, jo tek ne, as tek ministria e Jashtme e tyre, por për shkak të mosmarrëveshjeve midis Presidentit të vendit të tyre me qeverinë. Gjykata Kushtetuese e tyre në këtë moment është jashtë funksionit, pasi nuk ka numrin e mjaftueshëm të anëtarëve per te marre vendime
 

Nikos Kotzias

Prej disa muajsh pala shqiptare dhe ajo greke janë duke biseduar për disa cështje të vjetra, mes tyre kufiri detar. Pavarësisht se të dyja palët janë zotuar për mbylljen e shpejtë të marrëveshjeve mes dy vendeve, ende nuk është arritur dakordësia e plotë mes Tiranës dhe Athinës.

Gjatë fjalës së tij, Kotzias ka kundërshtuar idenë e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij mund të shkaktojë efekt domino në Ballkan. “Nuk duam të kemi ndryshim kufijsh, pasi mund të çojnë në efekt domino”. Referuar edhe marrëveshjes me Maqedoninë, Ministri i Jashtëm Kotzias e krahasoi rolin e Greqisë në rajonin e Ballkanit me peshën specifike që Gjermania ka për Europën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gggg: 20/09/2018 19:14

    Ska faj ky greku byth..., fajin e kane keto kurvat tona...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja