'Deti', Meta autorizon Bushatin të nisë negociatat me Greqinë

'Deti', Meta autorizon Bushatin të nisë negociatat me Greqinë

TIRANE - Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati të nisë negociatat me Greqinë për caktimin e kufirit detar. Ky vendim i kreut të shtetit bën që ministri Bushati të ketë tashmë dritën jeshile për të lëshuar plotfuqishmërinë dhe nisjen e bisedimeve me Athinën Zyrtare. 

Autorizimi i Metës vjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama dy javë më parë dhe tre letrave të shkëmbyra me kryediplomatin Bushati, për termat e marrëveshjes së Detit si dhe për ekipin e negociatorëve në tryezë përballë grekëve.  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi Paktin Detar Berisha-Karamanlis dhe garantimin e sovranitetit territorial.  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Njoftimi i Presidencës

Në datën 14 shkurt ministri Ditmir Bushati iu drejtua zyrtarisht Presidentit Ilir Meta për marrjen e autorizimit me qëllim nisjen e negociatave me Greqinë. Në datën 20 shkurt, Meta iu përgjigj Bushatit gjithashtu përmes një letre ku i kërkonte informacione për termat e marrëveshjes. Pas këtij momenti, Meta dhe Bushati kanë shkëmbyer edhe dy letra të tjera, pasi kreu i shtetit insistoi për detaje shtesë sa i takon takimeve dy palëshe, pasi sipas tij në letrën e mëparshme Bushati nuk përcaktonte qartë objektin e negociatave.  

"Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues. Nuk shprehet në mënyrë të qartë dhe eksplicite titulli i marrëveshjes dhe objekti konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek. Përbërja e grupit negociator nuk është e plotë, ndërsa duhet duke zbatuar vendimi i Kushtetueses në 2010", thuhej në letrën e presidentit Meta të datës 20 shkurt. 

Sa i takon ekipit negociator ka qenë opozita e cila ka shprehur rezerva sa i takon një prej negociatorëve, Artur Meçollari të cilin pakica parlamentare e akuzon si spiun. 

12 negociatorët e Shqipërisë

  • Armand Skapi -Ministria e Jashtme
  • Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
  • Artur Mecollari - Kapiten i parë i Forcave Detare
  • Arsen Mullai -  Drejtor i Përgjithshëm i AKBN
  • Viktor Doda - Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar
  • Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
  • Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
  • Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
  • Elira Kokona- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
  • Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
  • Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
  • Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës 



(Në foto disa prej negociatorëve)

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj

Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj