Një skulpturë në nder të viktimës me ngjyrë që ndezi mjfat protesta në Amerikë, Geoge Floyd është dëmuar sërish.

Mjaftuan vetëm 2 ditë që busti i Floyd të ‘pushtohej’ nga boja gri, kanë me bërë me dije autoritet lokale. Skulptura 2 metra e lartë e krijuar fillimisht në Broolkyn është vandalizuar me bojë të zezë shumë pak pas ndërtimit të saj.

Kujtojmë se Floyd u vra padrejtësisht nga një oficer i Minneapolis më 25 Maj të vitit të kaluar. Vdekja e tij nxiti një reagim mbarë botëror dhe nisjen e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ BLM.

Pamjet e sigurisë rreth orës 10:00 të mëngjesit tregojnë një burrë që mban një skateboard dhe përzien bojë pas skulpturës para se të hipë në skateboard, duke e spërkatur atë në faqen e bustit dhe më pas duke u larguar.

Realizmi i skulpturës është arritur nga artisti  Chris Carnabuci i cili i cilëson këto akte si të prapambetura dhe pa sens.

"Vandalizmi i çdo lloji nuk është një veprim që është produktiv ose kuptimplotë. Veprimet si kjo na kujtojnë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë.", u shpreh skulptori në një deklaratë me shkrim.