Detyrimet e papaguara/ 4 bashki thellojnë borxhin! Kavaja rekord, arrin në 818 mln lekë

Bashkitë po i bëjnë investimet e tyre pa pasur fonde në dispozicion duke u zhytur edhe më thellë në borxhe. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pushteti vendor në fund të muajit mars kishte 5.5 miliardë lekë detyrime të papaguara ose 662 milionë lekë më shumë se në fund të vitit të kaluar.

Rritja e borxheve ka ardhur vetëm si shkak i investimeve dhe shërbimeve të papaguara. Konkretisht në fund të marsit bashkitë kishin 2.8 miliardë lekë të papaguara për investime nga afro 2.2 miliardë lekë që ishte vlera në fund të vitit 2023.

Po ashtu janë zgjeruar borxhet për shërbimet e marra nga 61 njësi të pushtetit vendor, të cilat kanë arritur në 635.2 mln lekë. Më pas janë vendimet gjyqësore kryesisht prej largimeve të padrejta nga puna me 385.4 mln lekë detyrime.

Bashkitë me stokun më të lartë të borxhit janë Tirana me 1.1 miliardë lekë, gjysma për investime të kryera dhe të papaguara. Por vlera e borxhit për këtë bashki nuk e vë atë në rrezik për shkak të nivelit të lartë të të ardhurave.

Ndërsa në krize është bashkia e Kavajës, borxhet e së cilës janë në shifrën rekord prej 818 milionë lekë, duke u klasifikuar në vështirësi serioze financiare. Më pas është Bashkia e Durrësit me 421 milionë lekë detyrime, ku 341 milionë lekë janë për investime. Dhe bashkia tjetër në vështirësi financiare është Vora, me 363 milionë lekë borxhe të prapambetura.

Shpesh në komisionet parlamentare, kryetarët e bashkive kanë kërkuar nga qeveria që këto borxhe të zerohen pasi nuk kanë aftësi për t’i shlyer sepse shumica është krijuar që në kohën e reformës së vjetër territoriale. Pra detyrime të trashëguara nga ish-komunat.

DETYRIMET E PRAPAMBETURA
Dhjetor 2023          4.839 mln lekë
Mars 2024              5.501 mln lekë
Rritja                       +662 mln lekë

 

BORXHET E BASHKIVE SIPAS KATEGORISË
                                       Dhjetor 2023           Mars 2024
Investime                      2.251 mln lekë           2.845 mln lekë
Shërbime                      540.1 mln lekë           635.2 mln lekë
Vendime gjyqësore       426.1 mln lekë           385.4 mln lekë

 

BASHKITË ME BORXHE
Bashkia Tiranë      1,176 mln lekë
Bashkia  Kavajë       818 mln lekë
Bashkia  Durrës        421 mln lekë
Bashkia Vorë            363 mln lekë

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt

Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt