Detyronin peshkatarët të kapnin koran dhe t'ua shisnin lokaleve në Pogradec, arrestohen 3 zyrtarë të Shoqatës së Peshkimit

Kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec janë arrestuar pasi kanë detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran për përfitime personale.

Pas marrjes së informacioneve, policia arrestoi kryetarin e Shoqatës së Peshkimit Pogradec, Adriatik Dokollari, 49 vjeç, banues në Hudënisht,  dhe dy punonjësit në këtë shoqatë, Mariel Durollari, 47 vjeç, banues në Hudënisht dhe Endri Pera, 43 vjeç, banues në Memëlisht. 

Pas finalizimit të operacionit të koduar "Korani",  3 zyrtarët e shoqatës së Peshkimit Pogradec akuzohen se shpërdoruan detyrën me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër" kryer në bashkëpunim.

1612426087_dekollari.jpg

Kryetari i Shoqatës së Peshkimit Pogradec, Adriatik Dokollari 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Magnium: 04/02/2021 12:40

    Llari -llari...che fara bruto!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë