Deutche Welle: Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme
Merkel gjate vizites ne Serbi
Në Beograd për herë të fundit kancelarja Angela Merkel ishte para gjashtë vitesh. Asokohe mendohej se ajo do të sjellë ndryshime të mëdha. Po si kaloi vizita e fundit?
"Disa çështje mund të zgjidhen vetëm në fund të ndonjë procesi. Të gjithë e dinë se Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, por nuk ka kuptim të flitet për problemin e fundit para se të zgjidhen problemet e tjera. Unë angazhohem për një qasje pragmatike ndaj çështjeve", deklaroi Angela Merkel në Beograd. E si do të realizohet kjo në të ardhmen, pasi ajo të tërhiqet nga posti i kancelares, nuk dihet.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha, se nuk e di si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por edhe adruan nga pak për të ardhmen. Drejtori i Forumit për raporte ndëretnike, Dushan Janjiq, thotë se as angazhimi i Angela Merkelit nuk ndihmoi në zgjidhjen e të gjitha problemeve.
"Mund të themi se ajo ka nisur shumë gjëra por nuk i ka përfunduar të gjitha. Kur politikanët lokalë nuk janë në gjendje t'i zgjidhin problemet, atëherë as të huajt nuk mund të ndihmojnë gjithmonë. Merkel ka bërë maskimumin që ka mundur në kushtet e caktuara. Por ne jemi dëshmitarë të një mekanizmi të tërë, i cili pengon zhvillimet, e ajo është burokacia e Bashkimit Evropian", pohon Janjii.
Ndërsa Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave thotë, se "shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor duan të dëgjojnë qartë nga Angela Merkel se cilat janë qëndrimet e Gjermanisë ndaj konflikteve, ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe kërkojnë që ajo të jetë më e qartë në raport me liderët e rajonit. Merkel po largohet në momentin kur dialogu është shumë larg zgjidhjes"./ Marrë nga DW
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor
7 Janar, 08:30
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor 2024, 12:44
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor 2024, 19:45
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor 2024, 13:04
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor 2024, 07:36