Bllokohet sot aksi Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH publikon hartën: Ja si do të devijohet qarkullimi

Bllokohet sot aksi Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH publikon hartën: Ja si do të devijohet qarkullimi

Devijimi i rrugës

Qarkullimi i makinave në aksin Elbasan-Qafë Thanë do të devijohet ditën e sotme për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e rrugës.

Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se devijimi i trafikut do të kryhet në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

“Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës "Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës. Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje”, njofton ARRSH.

ARRSH-ja njofton se menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

“Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH