Këngëtari Devis Xherahu, i cili po zhvillon një karrierë të suksesshme aktualisht në Shqipëri ka pohuar se do të marre pjesë në ‘Top-Fest 9’ sërish me një baladë. Ai ka thënë se kjo është një kënge dashurie, një baladë tepër e veçantë, të cilën e ka shkruajtur ditën kur vdiq diva e muzikës, Whitney Houston. “Këngën e shkruajta atë ditë që mora vesh për vdekjen e Whitney Houston, sepse isha shumë i mërzitur. Pastaj Jorgo Papingji hodhi tekstin, por që nuk ka lidhje me Whitney, por me diçka tjetër. Kuptohet, vetëm për dashurinë”, ka pohuar Devisi.
(SU/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(SU/shqiptarja.com)








