Devoll -Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut 2024 në afërsi të fshatit Progër të Devollit.
Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin brenda.
Makina drejtohej nga një 18 vjeçar ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
'Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.'