DEVOLL - Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm (25 janar) në një përrua në Devoll.
Ai është gjetur nga banorët e zonës në orën 10:20 në një përrua në fshatin Grapsh.
Policia njofton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dyshohet se vdekja e tij është për shkaqe aksidentale.
Nga të dhënat e para nga policia, dyshohet se ai mund të jetë emigrant i paligjshëm.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.