DEVOLL - Policia ka lëshuar "urdhër mbrojtjeje" për ish-vjehrrin 62-vjeçar ndaj ish-nuses dhe vëllait të saj. Kjo ka ndodhur dje në Devoll rreth orës 20.30, kur u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm” për shtetasin I.Z, 62 vjeç, banuese në Dobranj-Devoll.
Kjo pasi ish-nusja e djalit M.Z, 28 vjeç, banuese në Arzë-Devoll, së bashku me të vëllanë e saj E.F, 26 vjeç, banues në Arzë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij (problem ndarja e fëmijëve të tyre).
Ndaj tyre rëndon vepra penale “dhunë familjare, e kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Korçë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com