Një 37-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën pasditen e së martës, pasi teksa ka qenë duke peshkuar me gjenerator, rryma elektrike i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Sipas policisë, peshkatari që ka humbur jetën është 37 vjeç dhe quhet Olsi Hoxha.
 
Ngjarja ka ndodhur pranë Liqenit të Prespës së Vogël, në fshatin Shuec.
 
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë i vetëm.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.
 
Dyshohet se aktivitetin e paligjshëm, të peshkimit me rrymë elektrike 37-vjeçari e ushtronte çdo ditë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)