Devoll, të moshuarit të sëmurë apel për ndihmë, Agron dhe Salie Hysi apelojnë institucionet dhe bamirësit

Pleqëria nuk vjen me moshën por me harresën! Ky është dhe rasti i çiftit Hysi në fshatin Bitinckë të Devollit. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Fëmijët i jetojnw larg dhe pa mundwsinw pwr t'i ndihmuar,  ndërsa bashkia nuk mund t'u ndërtojë shtëpinë, ndaj përmes Report TV apelojnë për ndihmë.

77-vjeçari Agron Hysi ka mbetur pa njërën këmbë, si pasojë e sëmundjes që po e mundon prej 4 vitesh. Pa pension invaliditeti dhe me femijet larg për të kujdeset vetëm bashkëshortja Salija.  Çifti i moshuar jeton në një banesë të rrënuar në fshatin Bitinckë të Devollit. Dy djemtë dhe vajza janë larg nga fshati. 

"Fëmijët janë në Tiranë, djali i madh ka tre fëmijë në universitet dhe është ndarë prej nesh prej 20 vitesh. Djali i vogël është ndarë prej 13 vitesh, me probleme se s'ka fëmijë", shprehet Salie Hysi, teksa na tregon për problemet e shumta shëndetësore të të shoqit: "Ky njeri i sëmurë nuk mund të jetojë në këto kushte. Është operuar nga prostata, veshkat, hoqi këmbën dhe pas këmbës bëri operacion zemrën. Ka mpiksje gjaku ndaj i prenë këmbën e djathtë".

73-vjeçarja për shkak të moshës çdo ditë e më shumë gjendet në vështirësi për tu kujdesur për të shoqin, ndërkohë që fëmijët nuk e marrin përsipër këtë shërbim. Të ardhurat për çiftin e moshuar janë 28 mijë lekë në muaj, nga pensionet e pleqërisë, pjesa më e madhe e së cilave shkon për barna e mjekime. Mes lotësh, Salie Hysi rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike e sociale.

"Nuk mbaj dot asnjë peshë, unë jam e sfilitur, nuk dal të takoj asnjeri dita për mua nis në orën 05:00 e deri në mbrëmje vonë. Bëj punët e shtëpisë, kujdesem për burrin, edhe vetë e sëmurë jam!"

Ata kërkojnë rikonstruksionin e banesës dhe përfitimin e pensionit të plotë të invaliditetit për 77-vjeçarin, bashkë me pagesën e kujdestarisë.

"Dua t'i japin burrit një shoqërues dhe të na rregullojnë këtë dhomë, të bëhet dhe një banjo se skam ku ta laj", tha ajo.  

"Unë kërkoj statusin e invalidit, i kam shkruar dhe vetë ministres së Shëdetësisë dhe s'kam marrë përgjigje", shprehet Agron Hysi.

I kontaktuar nga Report TV, kryetari i Bashkisë Devoll Eduart Duro tha se familja Hysi më herët është trajtuar me përkrahje sociale, por në momentin që 77 vjeçarit i është lidhur pension pleqërie, përkrahja sociale ligjërisht është ndërprerë. Prej vitesh të distancuar nga komuniteti ku banojnë, çifti i bashkëshortëve të moshuar, shpresën e vetme e kanë tek bamirësit që ndjekin apelin e tyre në Report TV.

Nëse doni të jepni ndihmën tuaj, kontaktoni numrin e telefonit +355693642509

S.C/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brut: 25/06/2022 20:05

    Femijet??? Po cfemije nese nuk duan pribderit e tyre..cpret me nga kjo bote ku babezia e menefregizmi po shkaterron familjet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion