Devolli për mbijesën: 4 ndeshjet e ardhshme si finale për Kastriotin, me mbështetjen e tifozëve ia dalim (VIDEO)

Ndeshjen e fundit në Superligë të luajtur kundër Laçit Kastrioti humbi dy pikët vyera pasi kurbinasit barazuan në ekstremin e lojës, por gjithsesi krutanët besojnë ende te mbijetesa pavarësisht se në 4 ndeshje duhet të rikuperojnë 5 pikë. Në një intervistë për “report tv”, trajneri i Kastriotit Bledar Devolli shprehet:

“Kjo është e para nga katër finalet e tjera që kanë mbetur. Ndeshja me Flamurtarin është shumë e rëndësishme për pozitat tona pasi duhet të jemi në garë deri në fund dhe pastaj të ndodhë çfarë të kemi risk.”

Devolli më tej deklaron se për të arritur objektivin duhet pak më shumë se thjeshtë impenjimi maksimal i futbollistëve në fushë.

“Tjetra që kërkoj është mbështetje a e tifozëve pasi kemi nevojë për ta. Gjithashtu edhe pak fat pasi në ndeshjet e fundit na ka penalizuar pak ky komponent në momente të caktuara."

Një javë pas ndeshjes me Flamurtarin Kastrioti do të luajë ndeshjen e jetës me Tiranën, skuadrën me të cilën ka edhe sfidën direkte për mbijetesë, ndërsa dy takimet e tjera deri në mbyllje të kampionatit do të jenë kundër Teutës dhe Kastriotit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare