Lëvizja Socialiste për Ingetrim ka disa kohë që po përballet me dezertimin në shkallë vendi të këshiltarëve të saj bashkiakë, të cilët po kalojnë në radhët e Partisë Socialiste.

Pavarësisht kauzave pragmatiste apo parimore të këshilltarëve në fjalë, të cilët u quajtën “njerëz të ulët” nga kryetarja Monika Kryermadhi pak ditë më parë në Report TV, LSI është mbledhur sot me disa figura kyçe të saj në Skrparin nga është me origjinë Ilir Meta, themeluesi i kësaj partie.

Edhe pse LSI është munduar ta minimizojë situatën, ajo u orvat të shfaqte forcën sot pikërisht në Skrapar, ku pak kohë më parë pati një dezertim të radhëve nga këshilltafrët bashkiakë.

Por duket se partisë nuk i ka shkuar mirë ky takim, ku ishin të pranishëm ish-ministri Nasip Naço dhe nën.kryetari Luan Rama.

Në fakt në sallë nuk dallohen më shumë se rreth 30-40 të pranishëm sikurse mund të shihet në fotot e mëposhtme.