ISHUJT KAJMAN - Një argument mes dhëndrit të dehur dhe nuses së tij bëri që avioni me të cilin udhëtonin për muaj mjalti të kryente një ulje emergjente në ishujt Kajman.

Aeroplani po udhëtonte nga Atlanta për në Kosta Rika, kur u detyrua të bënte një ulje të paparashikuar. Pas uljes emergjente, udhëtari u shoqërua për në komisariat dhe u mbajt në paraburgim me akuzën që ishte i dehur dhe kishte sjellje të çrregullt.

Kurse nusja e tij qëndroi në aeroplan dhe vazhdoi fluturimin e saj për në destinacion përfundimtar, për në Kosta Rika.

Edhe zëdhënësja e linjës së fluturimit konfirmoi se një 'pasagjer i zhurmshëm' bëri që avioni të devijonte itinerarin.

"Fluturimi zbarkoi pa incidente dhe pasagjeri u shoqërua për në polici", tha zëdhënësja e linjës së fluturimit.

Kjo është hera e dytë që kjo linjë ajrore kryen ulje emergjente për shkak të sjelljes së dehur të një pasagjeri.


(v.gj/shqiptarja.com)