Dha certifikata pronësie për toka në bregdet, lirohet nga burgu inxhinieri i ASHK-së në Sarandë

Erliton Ymeri, 37 vjeç, ish specialist në sektorin e sektorin e hartografisë në ASHK Sarandë, ka lënë dje qelitë e paraburgimit të Sarandës ku ndodhej i arrestuar për “shpërdorim detyre” prej 24 marsit në kuadër te operacionit “Heshtja 2”. Gjykata e Apelit Gjirokastër ka zëvendesuar masën e sigurimit për të, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Ymeri akuzohet se së bashku me 4 kolege të tjerë, nga të cilët aktualisht dy ndodhen në paraburgim, një në shtëpi e një tjetër në kërkim, kishin legalizuar dhe me pas hipotekuar një lokal në zonën turistike të Sarandës edhe pse për të kishte një urdhër prishje të IMT Sarandë.

Prej shkurtit të këtij viti, Prokuroria e Sarandës në tre raste dhe SPAK në një rast tjetër, nxorën 19 urdhër arreste për zyrtarë, biznesmenë e qytetarë të ndryshëm në lidhje me shkelje për çështje pronash në Sarandë. Nga këto urdhër-arreste me mase sigurimi “Arrest në burg” u ekzekutuan 12 prej tyre, ndërsa 7 u shpallën në kërkim. Por aktualisht, me vendime të ndryshme të Gjykatave, vetëm 4 ndodhën në masën “Arrest ne burg”, 2 në “Arrest në burg me afat 45 dite” nga të cilat u kanë mbetur edhe dy javë deri në rivlerësim të masës së sigurimit, 6 në “Arrest në shtëpi” dhe 7 në kërkim.

Hetimi i këtij rasti ka nisur që prej vitit 2021, por edhe në bazë të kallëzimit nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili më 16 mars pati denoncuar se në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë