Dha dorëheqjen/ Keri: Bëra 'Aviacionin Civil' sipas standardit të BE, çmime të ulëta biletash, nuk certifikova kompani kot më kot

Dha dorëheqjen/ Keri: Bëra 'Aviacionin Civil' sipas standardit të BE, çmime të ulëta biletash, nuk certifikova kompani kot më kot

Krislen Keri

TIRANË- Një ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, teksa nuk jep motive mbi largimin e tij, bën një përmbledhje të shkurtër të qëndrimit të tij prej dy vitesh në krye të këtij Institucioni.

Keri shprehet se ai ka ndryshuar "fytyrën" e Autoritetit të Aviacionit Civil, duke e shndërruar atë në një institucion të standarteve të BE. Keri flet me superlativa për punën e tij, i cili thotë se gjatë drejtimit të tij, Autoriteti i Aviacionit Civil "ka refuzuar certifikime kompanish kot e më kot", e mbi të gjitha ka pasur fokus qytetarin, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë.

Në mbyllje, Keri i ka uruar suksese pasardhëses, Edlira Krajës, e ndërsa ka pasur edhe një falenderim për kryeministrit Edi Rama, bashkëpunëtorët dhe mbi të gjitha kundërshtarët, për të cilët thotë se "pa to nuk do ishte ky që është sot.

"Të nderuar miq, ka qenë një privilegj për mua të drejtoj Autoritetin e Aviacionit Civil për 2 vite. Mirënjohje për besimin Kryeministrit dhe stafit të tij, ku përgjatë këtyre dy viteve më dhanë mundësinë për ta shndërruar AAC në një institucion të standardit të BE. Ka qenë një eksperiencë ku janë certifikuar kompani të reja por edhe refuzuar certifikime kompanish kot e më kot, ku aeroporti jonë i vetëm për herë të parë filloi të operoi siç duhet dhe sipas ligjit, ku kompanitë ajrore kuptuan që shqiptarët nuk mund të lihen rrugëve në mënyrë të papërgjegjshme, ku për herë të parë u futën çmime biletash me kosto të ulët dhe ku për herë të parë vendi i punës së gjithësecilit kishte peshën specifike që jep ligji, autoritet! Jam i bindur që kolegia Kraja do të bëj një punë të mirë në vijimin e ndjekjes së prioriteteve të qeverisë. Ndërkohë bashkë dhe për aviacionin civil shqiptar shihemi tek Aviacioni.com, këtu në FB. Ps. Falenderime për bashkëpuntorët dhe më shumë falenderime për kundërshtarët, pa ju s’do të isha ky që jam. Respekte", shkruan Keri.

Postimi i plotë i Krislen Kerit

Krislen Keri dha dorëheqjen një ditë më parë e ndërsa në vendin e tij është emëruar Edlira Kraja. Kraja më herët ka qenë specialiste në sektorin e Autoritetit të Aviacionit Civil. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/04/2020 18:31

    Ti or zyrtar i i aviacionit shqiptar nuk duhej te ipje doreheqe ,por te hetoheshe per punen ne kete institucion.Per cfar kompanish serioze flet ti per Panoramen per Albaving, qe i torturojen shqiptaret me vonesat e tyre ,pale na flet per cmimet e ulta te biletave qe jane nga me te shtrenjtat ne Europe .Mbyll gojen dhe beji temena Rames se si puna jote jane me qindra ne administrate qe vegjetojne dhe te aftet dhe te ndershmit bredhin rrugeve.Ky eshte shteti 30 vjecar qe krijoi klane dhe jo qeveri qe ti sherbejne popullit.Shqiperia eshte qindra vjet mbrapa dhe nuk meriton BE

    Përgjigju
  • Lui: 23/04/2020 12:49

    Ore qelbac, ke quan ti cmim i lire? 200€ vetem vajtje ne Milano apo Rome? Kur jo me larg se ne rajon, Shkup, Prishtine dhe Podgorice e gjen bileten jo me shume se 60-70€ , ketu flas per periudhen e pikut sepse neper oferta qe ju nuk i njihni, ose me mire te them i dini shume mire por kurre nuk i keni aplikuar, gjen bileta dhe me 10,15 apo 20 euro. Biles kam patur rastin te me thote nje i njouri im qe erdhi nga Londra ne Oher aeroport me 15 euro. Aq sa ketu kushton te ikesh ne Sarande. Del ti hipokrit mashtrues e na thua cmime te lira, ptuuu race e poshter qe ia moret frymen ketij populli se feudalizmat dhe duke u hequr si skllavopronare.. edhe pastaj cuditemi ne kur ka njerez qe jane nostalgjike per Enverin.

    Përgjigju
  • shqiptari: 23/04/2020 11:32

    ku i kishe cmimet e uleta per biletat? kush i ha denglat e tua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja