VIDEO/ Anulohet fluturimi i Albawings nga Firence drejt Tiranës, pasagjerët lihen në aeroport pa përgjigje! Po autoritete ajrore çfarë masash marrin kundër kompanive që shkelin oraret?

Pas Wizz Air, një tjetër kompani ajrore e fluturimeve, ka shfaqur problematika duke anuluar fluturimin dhe duke lënë pasagjerët në pritje dhe pa asnjë përgjigje.

Kompania Albawings ka anuluar fluturimin e orës 09:35, nga Firences drejt Tiranës, ndërsa dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar janë lënë pa përgjigje. Sipas një denoncimi që ka mbërritur nga pasagjerët në redaksinë e Shqiptarja.com, ata janë njoftuar nga piloti se ka shumë erë e nuk nisët dot avioni. Por ndërkohë sipas qytetarit avionë të tjerë janë nisur normalisht.

Ata kanë pritur për disa orë, e më pas u është thënë se fluturimi është anuluar dhe se nuk nisen dot sot. Pasagjerëve u janë dhënë vetëm 2 numra e një emali të cilat nuk funksionojnë për të kontaktuar kompaninë AlbaWing. Tashmë pasagjerët duhet të organizohen vetë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Duke qenë se rastet janë të përsëritura, pasi shpesh herë kompanitë e fluturimeve vonohen për disa orë apo anulojnë edhe udhëtime autoritete ajrore nuk kanë në vend nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kompanive të fluturimit.

 

Nr kontaktet te kompanise

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puntor i albawingsit: 04/04/2023 15:48

    me e shker***er se albawings nuk ka . Hiqen si te rregullt duke jua marr shpirtin puntorve orar e pa ora me rrogat skandaloze dhe shefat bejn sikur kan boten ne dore. Po kur ska shtet mir bejn. Te keqen e wizzit. Shmangeni albawingsin sepse eshte mafia shqiptare 100%

    Përgjigju
  • Klodi: 04/04/2023 13:15

    Kur ka patur ndonjeher ky shtet nje organ qe mbron te drejtat e qytetareve te ketij vendi.As ka patur e es nuk do ket kurr sepse gjith mbajn anen e oligarkeve qe kan ne pronsi aereoportin dhe kompanite ajrore.Ne ket vend mafia ka kapur cdo hallke te shtetit dhe nuk i plas per sorollatjet e njerezve te thjesht.Pastaj shkon Rama e thot qe anglezet fyejne shtetasit shqiptar kur vet Rama nuk i mbron shtetasit shqiptar sikur te ishin qytetar te botes se trete.Po ti ngeli rrugve gruaja dhe femija Rames cfar do bente?

    Përgjigju
  • koli: 04/04/2023 12:25

    ky eshte shteti shqiptar qe din vetem tevjedh , ka mor fund ky vend me ket qeveri ordinenre , votoni kundra me dt 14 MAJE cdo njeri tjeter do qeverise me mir se ky ordiner .

    Përgjigju
  • Dori: 04/04/2023 12:21

    Per cilat autoritete e keni fjalen...ku ka autoritete ky vend.Autoritetet jan vetem per te ndar miliardat e monopoleve me qeveritaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja