Inspektorati Komëbtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Sokol Toma.
Sipas IKMT, Frrokaj dhe Toma kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke dhënë leje ndërtimi në vijën bregdetare të Shëngjinit, duke cenuar interesin publik dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Deklarata e Plotë e IKMT
IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Lezhë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë, z. Frran Frokaj. Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit z. Sokol Toma.
Të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.
Këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.
IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor 2024, 13:02
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor 2024, 14:15
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor 2024, 12:26
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:48
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor 2024, 22:57
-
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
13 Nëntor 2024, 16:50
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator 2024, 12:23
-
Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit
31 Korrik 2024, 11:59
-
Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet tek IKMT! Ja kush është drejtuesja e re e Kadastrës
31 Korrik 2024, 10:25
-
IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat
17 Korrik 2024, 16:32
-
VIDEO/ IKMT aksion në në Bypass-in e Vlorës, prish kjoskat dhe objektet pa leje
29 Qershor 2024, 11:48