Tiranë- Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës i Kadastrës së Fierit (ASHK).
SPAK njoftoi sot (30 Janar) mbylljen e procesit hetimor të nisur prej vitit të kaluar, teksa do pritet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim në themel.
Bëhet fjalë për një rast ryshfeti me vlerë 2 mijë euro që dy të pandehurit e tjerë të dosjes, Ardjan Kumaraku dhe Afërdita Vidhi, i kanë dhënë aktualisht ish-punonjësit Endri Ngresi, me qëllim legalizimin e banesës dhe pajisjen me dokumentet përkatëse.
Njoftimi i SPAK:
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve:
-Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
-Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
-Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier".
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?
-
Po
43.8%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 16
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cirku i Patosit, shkëlqimi dhe rrënimi! Kush e shkatërroi? Amarcord-Report Tv
16 Mars, 21:49
-
Fier/ Aksident në lagjen '15 Tetori', përplasen 6 automjete, s'ka persona të lënduar (VIDEO)
16 Mars, 19:49
-
Mero Baze: Pse janë të kompleksuar prokurorët e SPAK, në historinë e Gërdecit?
16 Mars, 18:39
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Fier/Rritet numri i të sëmurëve me veshka, 1200 për një vit! Nefrologia: S’jep simptoma, bëni analiza të shpeshta
16 Mars, 16:13
-
Fier/ 12 denoncime për shantazh në rrjetet sociale nga janari deri në 15 mars, të prekur grupmosha 13-16-vjeç, psikologë dhe avokatë ngrenë alarmin për bullizmin
16 Mars, 15:51
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
Patos, pylli me pisha në fshatin Gjorgoz përfshihet nga flakët! Era favorizon përhapjen e zjarrit (VIDEO)
15 Mars, 12:02
-
‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda për Report Tv: Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën! E tmerrshme, rrezikojmë të na nxjerrin nga salla
15 Mars, 11:52
-
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
14 Mars, 19:05
-
Arrestohet ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë Zambak Gjoni, s’dihet arsyeja! Në 2024 u përplas me ministrin Ervin Hoxha
14 Mars, 17:41
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25