Banorët të cilëve u është shpërndarë toka, dhe janë bërë "pronarë" me dokumentet e hartuar nga këta zyrtarë lokalë të Komunës Shëngjin, kanë nisur ta mbushin atë me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, një pjesë u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin e shtetasve si më poshtë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shan Gërdhati, dtl.1958, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Shan Gërdhati për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agostin Gjini, dtl. 1964, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Agostin Gjini për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj, dtl. 1960, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit” të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) muaj burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Nikoll Prelaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Licaj, dtl. 1947, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, dtl. 1942, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Avdi Mali, dtl. 1935, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Avdi Mali për një periudhë prej 2(dy) vjetësh me kusht që gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit, për te cilët është dërguar kërkesa për gjykim, duke kryer veprime ne kundërshtim me përmbushjen e detyrës shtetërore dhe duke falsifikuar dokumente, kane arritur te shpërndajnë si toka bujqësore dhe me pas te regjistrojnë ne ZRPP Lezhe, toka qe ndodhen në zonën turistike Kune, Shëngjin, në hapësirat kënetore të cilat janë toka pa fryt apo liqene e këneta. Si rrjedhoje përfituesit e këtyre pronave kanë vendosur kufijtë në këtë hapësirë kënetore dhe kane filluar të sjellin inerte për ti kthyer këto sipërfaqe kënetore në shesh ndërtimi. Këto pasuri të regjistruara në mënyrë të kundraligjshme janë regjistruar në parcelat me nr.14, 47 dhe 12, që i përkasin zonës kadastrale nr.1987.
Aktet e marrjes së tokës në pronësi janë plotësuar kohet e fundit, për llogari te viteve te mëparshme. Këto akte janë lëshuar me numër me fraksion, si shtese tapie. Me pas, këto dokumente, janë përpunuar, konfirmuar dhe nënshkruar ne kundërshtim me ligjin nga Komuna Shëngjin. Te gjitha këto akte, janë hartuar me data te mëparshme, si dhe nuk mbajnë numra protokolli apo nëse i kane janë te paqena apo te paregjistruara ne librat e protokollit te Komunës dhe me tej janë vulosur me vulën e Komunës Shëngjin. Megjithatë ka raste qe edhe vulat janë falsifikuara. Këto praktika te paligjshme dokumentesh janë paraqitur pa protokoll tek Sektori i Mbrojtjes dhe Administrimit te Tokës, ne Qarkun Lezhe, ku pasi janë konfirmuar, janë dërguar ne Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Lezhe e cila i ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie. Vlen te theksohet se edhe afishimi publik i fillimit te regjistrimit fillestar te këtyre pronave, është bere fiktivisht dhe pa u protokolluar apo regjistruar. Nga ana tjetër vete shtetasit qe janë pajisur me toke, nuk kane dijeni se ku ndodhet kjo pasuri (te cilat janë te përmbytura nen ujë), si dhe nuk kane caktuar asnjë topograf për matjen e tokës. Shumica e këtyre pronave, pasi janë regjistruar janë shitur tek te tretet.
Çështja është dërguar për gjykim ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhe dhe akoma nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)