Dhanë eksperiencën për COVID-in, largohen mjekët italianë: Shqiptarët i ka kapur një qetësi false! S'e kanë kuptuar rrezikun

TIRANË- Shqiptarët i ka kapur një qetësi false, do të shpreheshin kështu mjekët italianë në një intervistë ekskluzive për Report Tv.  Gjatë 2 javëve të fundit, grupi i mjekëve prej 7 personash kanë vizituar spitale të shumta në të gjithë vendin, për të ofruar eksperiencën dhe këshillat e tyre në luftën kundër COVID-19.

"Sa i përket situatës në Shqipëri, sipas këndvështrimit tonë është një situatë qetësie false. E themi këtë sepse në saj të vëzhgimeve tona, shumë njerëz, jashtëzakonisht shumë njerëz, lëvizin përreth nëpër qytet, sidomos në Tiranë  pa maska, pa e kuptuar se rreziku i të infektuarit është ende shumë i lartë. Është një pandemi globale e cila po godet të paktën 200 shtete të tjera në botë. Në Shqipëri numri i të infektuarve akoma konsiderohet i ulët, por duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë këtu do të thoja se ne gjendemi përpara një situate e cila duhet trajtuar me shumë seriozitet nga ana e popullit shqiptar", tha mjeku Gianpiero D’Offizi.

Praninë e tyre e shihnin si një mundësi për të ndihmuar palën shqiptare të shmangte gabimet e njëjta dhe t’u ofronin kolegëve shqiptarë një model të përshtatshëm për luftimin e pandemisë.

"Në përfundim të fazën akute në Itali, ne u ndiem të detyruar të pranojmë kërkesën për të ardhur në Shqipëri, për t'u sjellë mjekëve dhe infermierëve të vendit tuaj eksperiencën  tonë. Sepse  sigurisht edhe ne në fazat tona fillestare kemi bërë shumë gabime në vlerësime, por kjo për faktin së sëmundja nuk ishte e njohur, ishte diçka totalisht e re që na goditi. Me prezencën tonë këtu, ne donim të sillnim eksperiencën tonë, në mënyrë që i gjithë procesi i vlerësimit dhe kurimit,  organizimit në spitale, i përgatitjeve specifike për mjek dhe infermier të jetë sa më i shpejtë, pa u dashur të shpikin apo krijojnë metoda të cilat ne i kemi provuar tashmë", tha ai.

Të pyetur për masat që duhen marrë në Shqipëri,  për të vënë nën kontroll COVID-19, qoftë në nivel ekspertësh apo popullate ata theksojnë se është e nevojshme krijimi i një modeli të përshtatshëm organizativ.

"Sa i përket masave duhet një strategji komplekse, e cila parashikon një qendër kontrolli e cila vendos se cilët do të jenë hapat që duhen marrë. Duke nisur nga formimi i mjekëve, mjekëve të familjes, mjekëve të përgjithshëm, sepse kjo sëmundje nuk mund të mundet vetëm në spitale por duhet luftuar dhe mundur në rrethin familjar të pacientit. Në të kundërt spitalet nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rezultatin, më një numër të lartë pacientësh", tha Gaetano Di Pietro për mikrofonin e Report Tv.

"Mendoj se Shqipëria do ta ruajë, si të themi me përpikmëri  të plotë modelin italian, i cili ka përballur më parë këtë sëmundje të rëndë, sa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave.  Ne kemi arritur të tregojmë se me anë të politikave tona të mbylljes totale dhe izolimit të kundërveprojmë në mënyrë efikase ndaj kësaj sëmundje", sqaroi Gianpiero D’Offizi.

 Asnjë nga trajtimet aktuale nuk shihet plotësisht e suksesshme nga ana e tyre dhe shpresat më të mëdha i varin tek zbulimi sa më i shpejtë i vaksinës.

"Në këtë moment ekziston një literaturë shkencore  gjithnjë e më shumë bindëse, e cila na tregon se përdorimi i produkteve farmaceutike anti-virale, kanë një efekt të kufizuar mbi virusin Sars Cov-2. Në fakt ne kemi një dispozicion vetëm një material Remdesivir, i cili duket se ka dhënë rezultate premtuese sa i përket trajtimit të Sars Cov-2. Unë personalisht besoj se afrimi i gjetjes së një vaksine dhe për momentin janë pothuaj 30 kompani ndërkombëtare në faza të avancuara të eksperimentimit të saj. Unë besoj se afrimi i gjetjes së vaksinës është gjëja më bindëse, më i duhuri për të arritur të ndalojë përhapjen e mëtejshme të infektimit me Sars Cov-2. Trajtimet dhe terapitë që ne përdorim janë të njohura, sepse ne i kemi përdorur më parë në trajtimin e sëmundjeve tjera, por duhet ta theksoj edhe në përputhje me të gjitha studimet dhe literaturat shkencore, këto trajtime nuk duken tërësisht efeciente", shtoi Gianpiero D’Offizi .

Megjithatë mjekët italianë tregohet skeptikë për deklaratën se Rusia e ka zbuluar vaksinën , duke theksuar se duhet shumë kohë për një zbulim të tillë.

"E përsëris rruga për të krijuar një vaksinë është shumë e gjatë. Për këtë arsye ne do të presim të dhënat e publikuara për efikasitetin e kësaj vaksine e cila me siguri do të ketë të dhëna shumë interesante", tregon mjeku.
Për mjekët italian një rikthim i virusit në vjeshtë është mëse normal, pasi përveç rikthimit të virozëve sezonale, në shtator do kemi rihapjen e shkollave.

"Në Shtator shkollat  do të rihapen, kështu që do të ketë një grup të madh njerëzish, fëmijësh të cilët për një periudhë kanë qenë të ndarë komplet qoftë nga të rriturit apo nga miqtë e tyre. Më vonë ata do të gjenden në një ambient të përbashkët dhe do të detyrohen të ndajnë çdo gjë, lodra, ushqime, po ashtu edhe çdo gjë negative që mund të ekzistojë. Kështu që ata do të përgatiten për të përballuar këtë gjendje duke ditur që kontaktet sociale do të rriten ndjeshëm, kontaktet të cilat janë edhe shkaku kryesor rritës i rasteve të pandemisë.

 Në përfundim të bisedës dhe të qëndrimit të tyre në Shqipëri ata kanë një mesazh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Në fakt qytetarëve shqiptar, vëllezërve shqiptar, u bëj një ftesë, ne jemi këtu sepse kemi arritur të vëmë nën kontroll sulmin e këtij virusi më parë. Ne jemi ata që kemi  kuruar shumë nga miqtë tanë,  vëllezërit tanë, shumë janë shëruar. Sepse më këtë sëmundje mund të shërohesh nëse trajtohesh në mënyrën e duhur. Por jemi po të njëjtët persona që kemi arritur të përcjellim viktimat , të cilët kanë qenë të shumtë në numër, prindër, të afërm, të njohur dhe të panjohur. Kështu pra ne e dimë shumë mirë rëndësinë e kësaj sëmundje. Siç po e thosha më parë kjo lufta fitohet edhe jashtë spitaleve. Si ? duke respektuar të gjitha masat në mënyrë virtuoze", mbylli Gianpiero D’Offizi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 13/08/2020 16:50

    Sapo jam kthyer nga Shqipëria. Dhe familjarëve e shokëve të mij u kam thënë: nuk e kuptoni çfarë rreziku u kanoset! Aty virusi është ulur këmbëkryq, dhe ky është vetëm fillimi!Foto dëgjohet zëri larg asaj çka do të ndodhë në Shqipëri. Askush nuk ruhet, problemi tyre ishte të zbulojnë kush e ka shpikur virusin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë