Dhe feudalët e universiteteve/fakulteteve rrinë e vështrojnë

Dhe feudalët e universiteteve/fakulteteve rrinë e vështrojnë

Protesta studentore

Ka një të veçantë në protestën treditore të studentëve, që është shtrirë tashmë në të gjitha institucionet e larta arsimore me financim publik. Studentët janë hedhur në sulm, qeveria është në mbrojtje dhe ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga VKM-ja për tarifat e provimeve të mbartura. Po drejtuesit e universiteteve/fakulteteve ku janë?

Ata po rrinë e vështrojnë dhe ndoshta thonë: ‘kokat hëngshin’. Ata duhet të ishin, në fakt, tabela e qitjes. Ata që janë bërë feudalë të arsimit publik shtetëror, ata që i kanë bërë fakultetet dhe universitetet si feudet e tyre, duke i shndërruar në miniera floriri, ku gërmohet thellë në astarët e zbrazur të xhepave të prindërve, të cilëve u dridhet zemra dhe pa bukë rrinë vetëm që fëmijët e tyre të kenë financim të mjaftueshëm që të shkollohen.

Kujtoni pak se kush është në krye të universiteteve dhe fakulteteve tona. Ju kujton gjë emri Mynyr Koni? Jo pse e kërcënoi gjoja Shullazi që të mos kandidonte për postin që ka marrë prej dy vitesh. Kujtoni se që në pranverën e këtij viti Krimet e Rënda nisën, zyrtarisht, që të hetonin abuzimet që kishin bërë ndër vite drejtuesit e universitetit të Tiranës. Pjesë e hetimeve ishte edhe një raport auditi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për shkeljet dhe abuzimet e konstatuara në rektorat për një periudhë kur ka drejtuar Dhori Kule dhe rektori aktual Mynyr Koni. Hetimi do të shpjegonte ndoshta, jo vetëm abuzimet financiare, por edhe rrjetën nepotike që ka mbuluar instituconet e arsimit të lartë publik në vend, që nga rektorët, dekanët, shefat e departamenteve, pedagogët dhe administratën ndihmëse, një organikë e superfryrë që pagat i kërkon nga buxheti i shtetit dhe fondet për të rritur luksin i rrëmbejnë nga studentët e varfër, të cilëve u kërkohet vetëm të paguajnë, të paguajnë.

Feudalët e universiteteve/fakulteteve janë të pasur, edhe pse realisht pagat e tyre janë të vogla. P.sh. rektori aktual, Mynyr Koni, ka disa pasuri të paluajtshme, apo llogari bankare. Pararendësi I tij, Dhori Kule, deklaronte në ILDKPI tre apartamente banimi dhe të ardhura nga 7 paga nga borde dhe institucione publike.

Pasuria nuk është krim, por kur ajo është e pajustifikueshme, vret. Vret pikësëpari këta studentë që nuk kanë para dhe nuk mund të jenë bankomati i drejtuesve të universiteteve/fakulteve, që ata të bëjnë ç’ttë mundin falë pozicionit dhe pastaj të kujtohen që kanë edhe rrogë.

Përballë kësaj kaste drejtuese që vetëm është akuzuar për vjedhje dhe korrupsion, deri edhe me kancelarirat e thjeshta, qeveria është dorëzuar. E para ministrja e Arsimit e cila duhet të kishte këmbëngulur në mbrojtjen e raportit të auditit që u publikua në fillim të këtij viti për Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Drejtuesit janë gati t’i hidhen në fyt qeverisë pse u vonohen pagat pedagogëve, por në emër të Autonomisë Universitare u kanë bërë gjëmën  financave të institucioneve, duke rritur tarifat për gjithçka, madje duke vënë çmime edhe për një copë letër bakalli që sekretaret u japin studentëve.

Qeveria, në këtë rast, nuk ka pse të marrë një kosto që nuk e meriton. Ajo duhet të ketë kurajon që, mbi baza të besueshme dhe të fakteve, të iniciojë çmontimin e kastës abuzuese në krye të universiteteve/fakulteteve që prej vitesh majmen dhe s’kanë të ngopur me paratë e studentëve të varfër. Ky do të ishte Vetting-u në hierarkinë e institucioneve universitare të marra peng nga një çetë të pangopurish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 07/12/2018 16:05

    Shko ne Amerike qe te arsimohesh falas!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur