Në projektin buxhetin e vitit 2026 buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje të vogël prej 20 milionë eurosh. Të njëjtën rritje ka edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila do të këtë për vitin 2026 një buxhet prej 770 milionë eurosh.

Ministria e Mbrojtjes ka rritjen më të madhe të buxhetit, me plot 102 milionë euro më shumë. Për vitin 2026 do të marrë 589 milionë euro, nga 487 milionë euro që kishte në vitin 2025.

Mbrojtja ka detyrime të forta për të përmbushur në kuadër të NATO, si modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës të Forcave të Armatosur, armatim të ri, modernizimin në pajisje dhe sistemet kompjuterike..

Nga ministritë ka një rritje edhe Ministria e Bujqësisë, e cila do të marrë 162 milionë euro, 13 milionë euro më shumë.

Ministrisë së Ekonomisë i janë zbritur 60 milionë euro nga buxheti i këtij viti dhe në vitin që po vjen pas do të duhet të kënaqet me 417 milionë euro. 

Më pak lekë për Presidencën (5.9 milionë euro nga 6 që kishte vjet) dhe Kuvendin (19 milionë euro nga 20 qe kishte, Kryeministrisë i rritet buxheti me 3.4 milionë euro (Merr 12.5 milionë euro, nga 9 në 2025-n)

Gjithsej institucionet do të marrin rreth 5 miliard euro nga 4.7 që kishin këtë vit që po mbyllet.

BUXHETI SIPAS INSTITUCIONEVE 
Ministria e Shëndetësisë           820 mln euro
Ministria e Infrastrukturës        770 mln euro
Ministria e Arsimit              648 mln euro
BUXHETI PËR MBROJTJEN 
Viti 2025         487 mln euro
Viti 2026         589 mln euro
Rritja            +102 mln euro
BUXHETI SIPAS INSTITUCIONEVE 
Ministria e Bujqësisë       162 mln euro 
Ministria e Ekonomisë    417 mln euro
Ministria e Brendshme    357 mln euro
BUXHETI PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË
KLGJ                        68 mln euro
P. Përgjithshme         34 mln euro
SPAK                        21 mln euro
KLP                          2.2 mln euro


Lajmi kryesor:

Pr.buxheti i parë i ‘Rama 4’ do të jetë 8.8 mld euro! 100 mln euro për rritjen e pensioneve! Për herë të parë indeksohen pagat e shtetit me 2.5%