Me vendim të Këshillit të Ministrave të tjera ndryshime janë bërë në kabinetin qeveritar.
Armela Baka është emëruar zëvendëskryeministre e Arsimit, duke zëvendësuar në detyrë Endrit Hoxhën.
Nga detyra është liruar zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Sokol Duma dhe në vend të tij është emëruar Martin Kajo.
Gjithashtu ndryshime janë bërë dhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës dhe të Gjirokastrës. Nga detyra në Shkodër është liruar Majlinda Angoni, e cila do të zëvendësohet nga Holta Duda. Ndërkohë në Gjirokastër, Odise Kote është liruar nga detyra dhe do të zëvendësohet nga Albana Hasanaj.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Këshilli i Ministrave kanë vendosur për lirimin nga detyra të Ermal Nufit, i cili deri më tani ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi.
Gjithashtu nga detyra është larguar Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i lënë vendin Dritan Palnikaj.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kote do të zëvendësohet nga Albana Hasanaj.
Ndërkohë lëvizje janë bërë dhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Nga detyra është liruar Majlinda Angoni, e cila do të zëvendësohet nga Holta Duda.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Komente











