Dhëndër Kafsha nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm, për shembull, Qen, Qenbirqeni, Buçe, Langua, Zagar, dhe as diçka tjetër lidhur me qenin. Do ishte sa e kollajtë dhe abuzive që cilësimi i Dhëndër Kafshës të thjeshtohej dhe të përqendrohej vetëm te një kafshë që leh dhe s'të kafshon. Për më tepër që, nga cilësimi dukshëm i mangët, perfeksionisti i gjirizave Dhëndër Kafsha, do të mbetej i pakënaqur, dhe Qeni, i krahasuar me një dhëndër boshnjak që hiqet për shqiprar, do ofendohej.
Meqenëse Dhëndër Kafsha, siç e thotë edhe vetë ky përcaktim, nuk ka lidhje me botën humane, por vetëm me rrugaçërinë shtazarake, duke vërejtur tiparet psiko-fizike të bardhoshit topolak të shndërruar në miliarder sa hap e mbyll sytë me kontributin e pakursyer të vjehrrit serb, mendja të shkon direkt te Lopa. Jo lopë normale. Jo Dem me brirë. Dhëndër Kafsha nuk është lopë për qumësht. Dhëndër Shtaza është lopë vetëm për helm, është lopë për mish të kalbur, lopë e sëmurë, lopë plakë, lopë që vetëm pjerdh, lopë komuniste, lopë hajdute, lopë parazite.
Dhëndër Kafsha, duke u trashur jo në natyrë, por në stallë ku shton në peshë shumë mish, shumë dhjamë, me feçkën që e fut në çdo gjiriz, pis, dhe pa asnjë kapacitet cerebral. Dhëndër Kafsha, përveçse lopë, e ka të pamundur të mos jetë njëkohësisht edhe pak dosë. Lopa dhe Dosa, fqinjësia paqësore bythmëbythë mes tyre, është në natyrën shtazarake të Atdhjeut.
Mbijetesa nëpër bataqe e gjirize me turlilloj ndyrësirash, ndër të cilat, e para dhe më e rëndësishmja ndyrësirë është vetë Dhëndër Kafsha, e kanë shndërruar Dhëndër Kafshën në një Zhabë të dhjamur kënete që ditë e natë bën guak-guak anës moçaleve. Të shumtën e herës vetëm. Ndonjëherë më të rrallë edhe në kor në shoqërinë e zhabave të tjera të mbetura në zall.
S'ka asnjë rëndësi nëse Dhëndër Kafshës i pëlqen apo s'i pëlqen të jetë kafshë e tillë apo e atillë.
Rast i një identiteti, me gjasa të refuzuar pa sukses nga Dhëndër Kafsha, është të qenët kërmill me jargë, të cilit Dhëndër Kafsha j'a refuzon të gjitha: jargët, zvarritjen, ngathtësinë. Me përjashtim të njërës: marrjes me vete të shtëpisë brenda së cilës, përveç vetes, strehohet kryehajduti i Shqipërisë, Doktor Pocaqia, dora vetë.
Të qenët, mes të tjerash, edhe Gaforre e kuqe që, po ashtu si flamingot, mbijeton me fëlliqësirat e cektinave të moçaleve që i tërheq mbrapsht me sqep, Dhëndër Kafshën e ngroh, e lartëson, e bën me fletë.
Dhëndër Kafsha s'ka shans të mos jetë nja 20 përqind Peshk. E bashkë me peshkun, edhe gjithçka që peshkon e rrethon: grep, litar, rrjetë, dinamit, tritol, det, tigan, tavë, zjarr, fukarallëk prej zengjini të ri.
Në përqindje më të vogël por jo më pak të rëndësishme, Dhëndër Kafsha është gjithashtu edhe skile, nuse lale, krimb nën gur, ngjalë, gjarpër, amebë njëqelizore, cironkë në konservë, hienë që çukit skelete, korb kërmash, mace kazanësh, mizë, mushkonjë, plesht, morr, akrep.
Dhëndër Kafsha nuk është njeri, qytetar, nëpunës, taksapagues, konsumator, respektues i institucioneve.
Dhëndër Kafsha nuk është as një kafshë e vetme.
Dhëndër Kafsha është një koleksion kafshësh, një muze animalistik, një Kopsht Zoologjik.












Komente
Komento