Gallatë më tragjike se kjo me Dhëndër Pisin dhe Vjehërr Hajdutin nuk është parë në truallin e Arbërit.
Dhëndër Pisi dhe Vjehërr Hajni, pasi e katandisën Partinë Demokratike sa një kotec pulash, me kryetar që zgjedh vetveten, kryesi me nepotistë dhe klientë, Këshill Kombëtar me anonimë, dallavera, pare të vjedhura e të tjera e të tjera, pas gjithë këtyre, s'po kuptojnë arsyen pse mbetën me zero elektorat.
Kupa u mbush dhe po derdhet.
Por ka dhe habere të mira.
Meqenëse Dhëndër Pisi ka vjedhur aq tepër, sa, pas pak, Gjykata do t'i japë katil-fermanin e shumëpritur se pjesën e mbetur të jetës do e kalojë atje ku meritojnë hajdutët, tradhtarët, rrenacakët, besprerët – në burg. Brenda një qelie 2 metra me 2 metra. Plot me morra, pleshta, akrepa, rrethuar nga pesë a gjashtë rrugaçë që po ia shohin me neps prapanicën e dhjamur.
Dhëndër Pisi mund të dënohej edhe siç e meriton, me varje për gjuhe, ngulje thike buke në fyt, hedhje në kazanin e plehrave ku do të vijnë sorrat t'ia çukisin mishin dhe macet t'ia lëpijnë gjakun e mpiksur, por sot për sot ligji nuk e mban.
Për Dhëndër Pisin, burgosja nuk është i vetmi fat.
Për shkak se aq mend ka, Dhëndër Pisi mund të përfundojë edhe në çmendinë.
Një shans tjetër që ka Dhëndër Pisi për ta kaluar më së miri jetën që i ka mbetur, është të ikë e të mbyllet të bëjë jetë heremiti në një shpellë prapa Dajtit. Ku të mos lahet kurrë. Mjekra e qoses t'i zgjatet deri te këmbët. Për të ngrënë t'i zgjasin çdo ditë nga një garuzhde supë të qelbët. Urinën ta bëjë te gaveta ku sapo hëngri. Herën tjetër të hajë te gaveta që sapo e zbrazi nga urina.
Dhëndër Pisin askush nuk e ndalon të ikë e të mbyllet në njërën nga vilat nëpër Evropë që i ka blerë me pare të vjedhura nga gjaku i Gërdecit dhe dallaveret e Fazlliçit.
Ose Dhëndër Pisi mund të arratiset nëpër malet e Indisë ku Perëndi kanë lopën.
Ndoshta edhe në ndonjë manastir budist për t'u thelluar në kuptimin e jetës në mënyrë hamletiane me sytë nga qielli dhe gavetën e urinës në duar; Ja vlen a s'ja vlen të vjedhësh ?
Nëse Dhëndër Pisi nuk i duron dot ngacmimet e rrugaçëve, morrat e burgut, supën në gavetën e shurrës, lidhur me hekura pas muri në çmendinë, s'është çudi të bëjë të vetmin gjest kalorësiak të jetës, të suicidohet. Çka, për një bythec si Dhëndër Pisi është e vështirë, por jo e pamundur.
Dhëndurë pisa me vjehërr kriminelë bota ka me miliona.
Çka të mahnit në dyshen diabolike Dhëndër Pisi - Doktor Gjirizi, është funksionimi perfekt i kësaj marrëdhënieje në një vend me histori dhe kulturë mijëvjeçare.
Sa kanë vjedhur Dhëndër & Vjehërr në pak vite, bota me një mijë vështirësi mezi e ka trashëguar nga stërgjyshërit.
Prandaj Dhëndër Pisin që kujton se në botë ka vetëm hajdutllëk, nuk e shpëton dot asnjë kombinim sado pervers dalë nga truri i sëmurë i Vjehërr Mafiozit.
Po pse vallë ky destin kaq katastrofik për Dhëndër Pisin?
Meqenëse në trurin e budallait nuk hyhet, një diagnozë e saktë e panairit të sëmundjeve të Dhëndër Pisit nuk mund të bëhet.
Por një vështrim mund t'i hidhet.
Fati i zi e ndjek Dhëndër Pisin këmba-këmbës, së pari, sepse Dhëndër Pisi nuk është një njeri i plotë.
Dhëndër Pisi është një gjallesë e mangët, një gjysmë ose çerek njeriu, një cop mishi, një butak, një spurdhjak, një legen materniteti plot me bosh kulturor, qytetar, njerëzor.
Dhëndër Pisi si pasojë, Vjehërr Paçavurja si shkak, janë një realitet tmerrues që të sjell në mendje eksploratorët e skutave më të errëta të psikikës së njeriut: Lombrozon, Frojdin, Dostojevskin e të tjerë.
Mund të jesh çoban dhe flautist, inxhinier dhe poet, agronom dhe kopshtar, blegtor dhe bujk, shofer dhe astronom, etj. Por s'mundesh me qenë kurrën e kurrës hajdut dhe diçka tjetër. Dhëndër Pisin dhe Sali Pusin prandaj i pret burgu, çmendina, budizmi, gaveta. Sepse kujtojnë se mund të jenë edhe hajdut edhe politikan, edhe hajdut edhe i ndershëm, edhe hajdut edhe misionar, edhe hajdut edhe shenjtor.
Dhëndër Pisi, me hajdutllëkun nga vjehërr mafiozi dhe budallallëkun nga prejardhja hibride, është rasti emblematik i horrit që do me u mbajt fisnik, i rrugaçit që hiqet për aristokrat.
Dhëndër Pisi s'e ka idenë se ta kesh duhet ta meritosh.
Për Dhëndër Pisin në këtë botë asgjë s'është më e zgjuar se peqelepet idioteske që thuhen në mbledhjen e partisë së Doktor Çakallit që zgjedh e rizgjedh pafund veten.
Nga një tub dhe tyç si Dhëndër Pisi nuk mundesh me prit të dijë: Sa larg tokës ndodhet hëna, çfarë është sekuenca e Fibonaccit, çfarë shkruhet mbi varrin e Shekspirit etj. Por jo dhe në formë e përmbajtje totalisht bosh dhe pa kripë si Dhëndër Pisi.
Dhëndër Pisi nuk është më tepër se pasojë fatkeqe e një shkaku tragjik, Doktor Vrromës.
Kjo është arsyeja pse njerëzit janë vepra arti, ndërsa Dhëndër Pisi është kryevepër Ferri.
Komente











