TIRANE-Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, njëkohësisht dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, adresoi sot kritika mbi organizimin e protestës së opozitës.

Nga çadra ku po zhvillohet protesta, Malltezi gjate nje prononcimi televiziv se nuk është i kënaqur me organizimin e protestës.

Ai ka vlerësuar pjesëmarrjen  e qytetarëve dhe tha se protesta është në fazë tjetër.

Unë jam shumë më i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, sesa me organizimin e saj. Për fat të keq PD shpesh i merr gjërat shumë spontanisht,” tha Malltezi duke theksuar se pakenaqesi ka dhe rreth melodise muzikore që luhet në cader.

Edhe muzika duhet te jetë më e avancuar, presim të dëgjojmë Bob Marley, dhe jo himnin e flamurit, apo ‘Për ty atdhe”­  tha ai./Tema

(d.b/Shqiptarja.com)