Dhëndri i Nanos merr përsipër sulmin i vetëm: Avokatin e dhunova se m'u prek sedra! Zbulon ç'ndodhi në takimin e vjehrrit me Mëngjesin

I penduar dhe me një ndjesë publike është shfaqur në gjykatën e Tiranës, 32-vjeçari Dorian Alia, i lënë në masë arresti me burg për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi 1 javë më parë (më 29 maj).

“Kërkoj ndjesë për veprimin e pakontrolluar dhe impulsiv ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. I kërkoj ndjesë familjes së tij në veçanti fëmijëve të tij, por edhe opinionit dhe shoqërisë që u prek shumë nga ngjarja. Askujt mos i ndodhtë një situatë e tillë”, mësohet të jetë shprehur Dorian Aliaj.

Në seancën e mbajtur më 1 qershor, i riu nga Tropoja, i ka qëndruar versionit se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme, e përllogaritur, apo e porositur nga vjehrri i tij Dritan Nano, i cili u la gjithashtu në masë "arresti me burg" si organizator i sulmit të dhunshëm.

Momenti që nxiti mllefin e të riut ndaj avokatit është shënjuar në muajin shkurt 2024.  Ai thotë se ka qenë dëshmitar i takimit mes vjehrrit të tij, 58-vjeçarit Dritan Nano dhe avokatit Sokol Mëngjesi në muajin shkurt 2024 për procesin e pronës te diga e Liqenit, aty ku sot janë ngritur 5 kulla të Bashkim Ulajt.

“Qëndrova në distancë dhe ndoqa bisedën me tone jo të përshtatshme nga ana e avokatit për pretendimet e ngritura për pagesat mbi përfaqësimin e kryer. Euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia, më çuan në reagimin e papërmbajtshëm dhe aspak të hijshëm dhe në momentin kur e kuptova situatën u vetë-dorëzova në polici”, mësohet të jetë shprehur Dorian Alia.

Prona është trashëgimi e vjehrrës së 32-vjeçarit, Albana Nanos, dhe si përfaqësues ligjor i familjes, avokati Mëngjesi fitoi në të dyja shkallët e gjykatave duke i kthyer pronën, e në këmbim do të merrte përqindjen e tij në këtë pronë. Por kontrata u shkel, avokati paditi Nanon në gjykatë, dhe prona përfundoi e bllokuar nga Përmbarimi.

Duke zbuluar se 2 personat në kërkim, Drivald Aliaj dhe Elton Kasajn, i ka kushërinj, i riu Dorian Alia thotë se nuk ka pasur asnjë koordinim me ta, por sipas tij avokati me të cilin vjehrri kishte probleme, i doli rastësisht para. Shokun, Romario Tabaku, 32-vjeçari i arrestuar thotë se e telefonoi t’i largojë me makinë pasi situata i kishte dalë jashtë kontrollit.

Ditën kur avokati 45-vjeçar u sulmua dhunshëm në derën e kopshtit 31 në zonën e ish-bllokut sapo la djalin, familjarët e Dorian Aliaj, bashkëshortja me fëmijët, Dritan Nano dhe vjehrra, kanë qenë në Pogradec – dhe sapo është kontaktuar nga policia 58-vjeçari Nano është paraqitur në Drejtorinë e Tiranës, duke mohuar të ketë porositur agresionin.

Prokuroria e Tiranës e zbuti akuzën nga vrasje e funksionarëve publik, mbetur në tentativë në ‘plagosje të rëndë me dashje dhe goditje të gjyqtarit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2024 02:33

    Dhe qe nga Shkurti 2024 (kur ndodhi sherri)e deri ne 29 Maj 2024 (kur ndodhi sulmi fizik) ky /i penduari/ qe //qendroi ne distance dhe ndoqi biseden me tone jo te pershtatshme nga ana e avokatit//,paska zjerre e valuar perbrenda si tenxhere me presion dhe pastaj euforia,sedra e gjaknxehtesia papritur bene te veten, a thua se ishte nje konflikt i castit i ndodhur vetem disa ore perpara,jo disa muaj perpara dhe a thua se behej fjale per dicka shume personale?! Po kush i ha keto gjepura?! Avokati qe e perfaqeson, duhet t'i shkruaje nje justifikim me bindes e per me teper me afer nivelit kulturor e arsimor te ketij /dhendurit/ qe t'a mesoje e t'a recitoje permendesh ne seancen tjeter te rradhes.

    Përgjigju
  • XHAVIT KARAI: 04/06/2024 18:41

    Ore kta kan bër gabim për sa i përket dhunës. Por dhe ky avokat qeka një matrapaz i flliqur. Në asnjë vënd të Botës avokati smer pron. Por paguhet për punën e tij. Pra dhe avokati niveli ktyre është o HAJDAR KASAP REXHEP LEKA.

    Përgjigju
  • Dori: 04/06/2024 17:06

    Po ke firmosur kontrate mor shpellar… ai avokati tani do ua marri sesben pronen qe i takon pasi e fitoi me gjak pas ksaj qe i bet… ndersa ti do besh 15 vite burg.

    Përgjigju
  • Hajdar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/06/2024 15:36

    Po dhe gjykata me që ky maskara e ka kuptuar gabimin mos ti bëj shum gjyq po ta rrasi brënda nja 10 vjet e kur të dali ky nga burgu e kupton gabimin.

    Përgjigju
  • [email protected]: 04/06/2024 15:32

    Ti qenke kollovar mor çun, ju ka bo Ed kelmendi te gjith si vetja gjumini pronat e grave dhe shkoni deri ne vetflijim per seder kollovari????

    Përgjigju
  • Frank: 04/06/2024 15:26

    Me fal por ne cilin vend te botes avokati merr perqindje ne prone????? Se po shastisim fare. Avokati te mari leket cpune ka te behet pronar? Me keqardhje te madhe paralelisht me kete veper penale duhet dhene fund klientelizmit te tille.

    Përgjigju
    • mondi: 04/06/2024 18:32

      besoj qe personi ne fjal nuk ka pas mundesi te paguaj me cash dhe kan ran dakort qe vleren e avokatit ta kompensoje me prone ne % te barabart me sherbimin qe po ofron. nuk me duket gje e padrejt

  • Real: 04/06/2024 15:16

    Jam dakort me kete hartim qe i kane shkruar ketij analfabeti, por duhet ta lexoje pas 20 -25 vitesh pasi te kete kryer denimin.

    Përgjigju
  • Toni: 04/06/2024 14:04

    Edhe gjykata per seder ti japi 15 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë