Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë 3 ditë bojkot gjyqeve! Haxhia paralajmëron 'vetëpastrimin': Në sitë avokatët me të kaluar kriminale

TIRANË- Nga nesër avokatët në të gjithë vendin do të bojkotojnë seancat gjyqësore, përveç atyre për masat e sigurimit. Vendimi u mor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku 28 anëtarë të Këshillit të  Përgjithshëm votuan pro që të bojkotojnë proceset gjyqësore, në një mbledhje me dyer të mbyllura.

Pak para nisjes së mbledhjes, kryetari Maks Haxhia dhe një deklaratë për mediat, ku dënoi sulmin ndaj avokatit Mëngjesi.

“Të nderuar kolegë dua t’ju informoj së pari në lidhje me gjendjen shëndetësore të kolegut tonë. Dje është çuar me një avion ambulancë në Greqi në një klinikë të specializuar në Greqi. Me të mbërritur u informova që parametrat shëndetësore i ka në kuotat e mira shëndetësore. Natyrisht trajtimi do të vazhdojë pasi duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale, për shkak të dëmtimeve që ka në sistemit nervor dhe kryesisht në endemat, të cilat janë shumë të rrezikshme në jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. Duke i uruar shërim të shpejtë të vijë sa më parë në mesin tonë, të ketë jetën e vetë, por dhe për familjen, për t’u minimizohet stresi i atij dhe i familjes”, tha Haxhia.

Haxhia u ndal edhe në situatën në Durrës, ku Dhoma e Avokatisë mori vendimin për 5 ditë bojkot të seancave gjyqësore pasi avokatët u lanë jashtë për shkak të mungesës së ambienteve. Haxhia informoi se është bërë një takim me kryetarin e Gjykatës së Durrësit dhe kjo masë është hequr.

“Bëj me dije që nëpërmjet këtij rasti ne kemi mbledhur dhe përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që ia janë bërë avokatëve. Do iu bëj me dije se një qëndrim i tillë është mbajtur edhe me kolegët tanë në Durrës, të cilët i kanë pozicionuar në ambiente fare të papërshtatshme për të ushtruar profesionin. Përgëzoj Dhomën e Durrësit për vendimmarrjen. Patëm një takim me Kryetaren e Dhomës Durrës dhe kryetarin e Gjykatës së Durrësit, i cili pranoi se situata nuk ishte fare e përshtatshme me atë urdhër, na u tha që do ta revokonte urdhrin. S’kemi qëllim të hapim luftë, por të krijojmë kushte optimale, serioze dhe reputacioni i avokatëve të vlerësohet nga të gjithë”, tha Haxhia në deklaratën për mediat.

Kritika pati edhe për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se ka sjellë një sërë problemesh. Haxhia i bëri thirrje edhe politikës që të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve.

'Reforma në drejtësi paraqiti një sërë problemesh. Reforma nuk është ajo që kemi dashur dhe prisnim të shihnin, për të realizuar drejtësi të pandashme, jo drejtësi diskriminuese veçanërisht ndaj avokatëve. I bëj thirrje politikës të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve. Këshilli i përgjithshëm mori këtë vendim të bojkotojë në shenjë solidariteti për kolegun tonë për 3 ditë çëshjet penale dhe civile duke filluar nga nesër.'- tha Haxhia.

Ndër të tjera foli dhe për një vetëpastrim në sistemin e drejtësisë.

"Do marrim masa vetëpastruese ndaj të gjithë avokatëve që do të shkelin ligjin e profesionit të avokatit, dhe kodin e etikës dhe do kalojnë në sitë avokatët që kanë të kaluar kriminale"

Lidhur me aktet e dhunës ndaj avokatëve, në emër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë etiketoi si përgjegjës segmente të politikës, prokurorët dhe gjyqtarët për trajtimet e diferencuara, si dhe institucionet drejtuese të gjyqësorit, KLGJ dhe KLP.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Avokatët e Durrësit braktisin bojkotin, i kthehen gjyqeve Maksim Haxhia: Do të revokohet urdhri

Avokatët e Durrësit i japin fund bojkotit. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se është bërë një takim me kryetarin e Gjykatës së Durrësit dhe kjo masë është hequr.

Dhoma e Avokatisë e Durrësit mori vendimin për 5 ditë bojkot të seancave gjyqësore pasi avokatët u lanë jashtë për shkak të mungesës së ambienteve. 

“Bëj me dije që nëpërmjet këtij rasti ne kemi mbledhur dhe përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që ia janë bërë avokatëve. Do iu bëj me dije se një qëndrim i tillë është mbajtur edhe me kolegët tanë në Durrës, të cilët i kanë pozicionuar në ambiente fare të papërshtatshme për të ushtruar profesionin. Përgëzoj Dhomën e Durrësit për vendimmarrjen.

Patëm një takim me Kryetaren e Dhomës Durrës dhe kryetarin e Gjykatës së Durrësit, i cili pranoi se situata nuk ishte fare e përshtatshme me atë urdhër, na u tha që do ta revokonte urdhrin. S’kemi qëllim të hapim luftë, por të krijojmë kushte optimale, serioze dhe reputacioni i avokatëve të vlerësohet nga të gjithë”, tha Haxhia në deklaratën për mediat.

Lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave nxiti reagimin e tyre ditën e djeshme, ndërsa të gjitha palët pranojnë se në Durrës duhet ndërtuar një godinë e re për gjykatën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elda: 04/06/2024 15:55

    Vetpastrim ndaj avokateve qe shkelen ligjin? Bravo!!!! Filloje me Envi Hicken.

    Përgjigju
  • Non-grata: 04/06/2024 15:28

    Ti e the

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës