Shirat e ditëve të fundit nuk kanë lënë pa prekur edhe zonën e Delvinës në Sarandë. Rruga që lidh fshatrat Stjar, Tatzat dhe Kalasë ka pësuar dëmtime në një gjatësi prej me shume se 30 metër. Ndërsa në qytezën e Delvinës një shtëpi është bërë e pabanueshme, pasi një masiv dheu ka rrëshkitur dhe ka mbuluar një shtëpi, duke i lënë anëtaret e kësaj familje në qiell të hapur. Familja Ymeri prej 2 ditës është pa strehë, ata për momenti janë duke qëndruar në shtëpitë e fqinjëve.
“Kur u ktheva në orën 11 të natës babit dhe mamit i kishte rënë të fikët në shtëpi, unë s’kam qenë këtu por në pazar. Binte shumë shi dhe nuk kthehesha dot në shtëpi, i gjeta prindërit të rënë në shesh, tensioni u ishte ulur fare, ne duam vetëm një ndihmë nga shteti të na i rregulloi dhe pastroi vendin se s’kemi çfarë të bëjmë,” tha djali i familjes Ymeri.
“Na kishte rënë të fikët, dolëm jashtë për 5 minuta dhe pamë vetëm tym sikur të kishte rënë ndonjë vullkan. Erdhi djali dhe na nxori nga shtëpia më pas na strehoi te shtëpia e Hajri Dacit, te një bashkëfshatar, kemi tre ditë që qëndrojmë atje,” tha kryefamiljarja Ymeri.
Kryetari i bashkisë Delvine, Rigels Balili shprehet se kanë kërkuar ndihmë nga shtabi i emergjencave dhe pritet që ditën e sotme zonat e dëmtuara të inspektohen nga specialistët e emergjencave civile.
“Janë dy banesa ku reshjet e shiut kanë bërë rrëshqitjen e tokës dhe kemi evakuar dy banesat më të rrezikuara. Kemi kërkuar ndihmën e specialistëve, gjeologëve dhe inxhinierëve për të vlerësuar situatën tek këto banesa,” u shpreh kryetari i bashkisë Delvine, Rigels Balili.
Edhe në reshjet e dhjetorit të vitit të kaluar, zona e Sarandës ka pësuar dëme të konsiderueshme, ku për pasojë janë dëmtuar shtëpi, ndërkohë që edhe disa ura janë shembur, duke bllokuar komunikimin e disa fshatrave me qendrat urbane.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO