Dhërmi,Berat,Zvërnec, batërdia
me pronat në zonat turistike

Dhërmi,Berat,Zvërnec, batërdia<br />me pronat në zonat turistike
Në një takim me sipërmarrjen, ditën e martë, Kryeministri Rama renditi disa prej rasteve më flagrante të përvetësimit të pronës në zonat bregdetare.
 
Nga tjetërsim, në 100-fshim të përfitimit, këto janë rastet e përmendura nga Kryeministri.

Dhërmi- Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave, nuk e merr parasysh pretendimin për 39 hektarë, me argumentin që nuk ka origjinë prone. Gjykata e shkallës së parë vendos kthim dhe kompensim, duke e rritur sipërfaqen nga 39 hektarë që kërkojnë pretenduesit, në 43 hektarë.

Velipojë- Pretendimin për 4.8 hektarë, komisioni e rrëzon sepse nuk ka asnjë dokument të origjinës së pronës. Gjykata e shkallës së parë vendos që pretenduesit që kërkon 4.8 hektarë, t’i japë 15.2 hektarë. Dhe jo vetëm i jep 15.2 hektarë, por i ndryshon tërësisht pozicionin e pronës, duke e vendosur atë në breg të detit.

Velipojë- Pretendimi përsëri në një zonë sipër në Velipojë për 49.8 hektarë. Asnjë dokument për origjinën e pronës për sipërfaqen e pretenduar.Gjykata vendos kthim kompensim për 498 hektarë, pra 49.8 e heq dhe bën 498 hektarë, duke i grabitur faktikisht shtetit, as më shumë e as më pak, po një pronë me vlerë 897 milionë e 623.760 lekë dhe buxhetit të shtetit një dem ekonomik me një vlere të përafërt prej 28 milionë e 460.700 lekë.
 
Ura e Dajlanit- Komisioni i kthimit të pronës përsëri thotë, “nuk e njoh” për shkak të një mbivendosje të pronës midis dy pretenduesve pasi të parët kanë marrë një tjetër vendim më parë nga komisioni. Gjykata vendos kthim dhe kompensim për sipërfaqen 9000 m2 dhe çfarë bën? Ndryshon tërësisht pozicionin e pronës, nga pretendimi i paraqitur përpara komisionit. Pra, i kthen një pronë në një territor tjetër, natyrisht përsëri shumë pranë bregut të detit dhe e pakëson fondin e tokës në pronësi të shtetit me një vlerë ekonomike prej 27 milionë 236 e 280 lekë.
 
Berat- Kërkohen 740 hektarë truall. Kosmisioni refuzon ta njohë kërkesën e bazuar vetëm në një vërtetim fakti juridik dhe pa asnjë dokument të origjinës së pronës. Gjykata vendos kthim dhe kompensim të sipërfaqes 740 hektarë, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke mosbërë asnjë njoftim për të hapur rrugë të drejtës se ankimimit në gjykatën e apelit. Zvërnec - Kërkohen 167 hektarë tokë me një vërtetim fakti juridik dhe asnjë dokument me origjinë prone. Gjykata në këtë rast vendos mosnjohje, pra çuditërisht gjykata e shkallës së parë e mbështet vendimin e komisionit të kthimit të pronave. Në apel prona grabitet e gjitha, 167 hektarë në breg të detit.
 
Tiranë- Gjykata e apelit vendos lënien në fuqi të vendimit për kompensimin financiar, ndërkohe që shfaqet një pronar tjetër me vendime gjykate që është kompensuar financiarisht në të njëjtën pronë. Vlorë - Në këtë rast, pretenduesit e kërkojnë 2.28 hektarë. Komisioni i kthimit të pronës njeh 2.28 hektarë. Gjykata vendos kthim dhe kompensim 228 hektarë. E heq një pikë, 2.28 e bën 228, por ajo që e bën heqjen e pikës gabim, jo ortografik, është se harta bashkëngjitur nuk është 2.28, por është 228 hektarë. Sarandë - Pretendimi për 20 hektarë pyll dhe 1.3 hektarë livadh. Dhe ajo që është interesante, vendndodhje të ndryshme, një cope këtu, një copë atje. Në gjykatë, 20 hektarët bëhen 200 hektarë. Ai kërkon 20 hektarë, shkon dhe përfundon me 200 hektarë.
 
Të gjithë këto raste, bëjnë edhe më të qartë arsyen përse është e domosdoshme që ligji i vetingut dhe reforma në drejtësi të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?