Konsumo një drekë dhe merr falas çadrën dhe shezlongun, kjo është oferta që bizneset në Dhërmi synojnë që të tërheqin turistët në zonën e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehet se ky është një shembull pozitiv ku një biznes pranë bregdetit, ofron çadra dhe shezlonge falas në rast se konsumoni diçka prej tij, gjë për të cilën Gonxhja thekson se oferta dhe shërbimi vihen të para nga rëndësia
"Çadra dhe shezlongu GRATIS nëse konsumon diçka, shembull pozitiv nga Dhërmiu, kur oferta e shërbimit vihet e para nga rëndësia, jo e kundërta
Patjetër që prioritet i yni është plazhi, pushimi, turizmi i përballueshëm, i aksesueshëm nga çdo xhep e shije, i drejtë për raportin çmim/cilësi, kosto/kënaqësi, i fiskalizuar, jo kurth, duke garantuar edhe industrinë e ekonominë, edhe të ardhura të vetëqendrueshme vendore por edhe alternativat për të gjithë - tipologjitë e stacioneve të plazhit private, ato publike të menaxhuara nga vetë bashkitë si dhe ato të virgjëra me detyrimet respektive të siguri/higjenës.
Sivjet kemi rritur sipërfaqet e plazhit publik, kemi investuar në sinjalistikë orientuese, në tarifa më ekonomike dhe po punojmë për administrimin e sezonit turistik në koordinim ndërinstitucional, me kalendar të pasur aktivitetesh dhe promovim kulinarie, trashëgimie, sporti", shkruan Gonxhja.
Ndër të të tjera ai thekson se Shqipëria konfirmohet bindshëm si një destinacion model i mikpritjes, me operim gjithëvjetor të mirëstrukturuar e gjithnjë e më të ndërgjegjësuar mbi vlerën e një qasjeje afatgjatë të të bërit biznes e të një tregu të qendrueshëm, si dhe me ndjeshmëri të lartë mjedisore pa harruar se e tërë vija bregdetare, liqenore e lumore janë pasuri kombëtare
"Natyra, qetësia, relaksi, pastërtia janë objektivat tona më të rëndësishëm. Dimensioni kulturor e social pasurojnë eksperiencën dhe reputacionin turistik", përfundon Gonxhja.
-
Interpretimi im personal( sipas opinionit tim personal), rrjedhoje logjike e pyetjes pare eshte: Perfaqusuesi i shtetit ndryshon nga perfaqesuesi i kombit, nese i pari mbron interesat e politikes se partise shtet, i dyti eshte perfaqesues qe ka lene gjurme ne histori per mbrojtjen e interesave kombetare pa ngjyrime te politikes shteterore. Me thoni ju lutem nje emer qe ka lene gjurme ne histori per mbrojtjen e interesit kombetare ne gati 40 vjet shtet demokratik, nje perfaqesues te asaj qe ju e emertoni elite kombetare ( a jane keta privatizuesit e pasurive kombetare, te shkaterrimit dhe betonizimit te natyres dhe siperfaqes kombetare??!) KEMI SHTETEZIM APO PRIVATIZIM??!!
Përgjigju -
Blendi e kuptoj shume mire, reklamen per turizmin, por kam disa pyetje per ju ( mos u tremb, nuk eshte seance gjyqi ose SPAK): 1- Kush eshte ndryshimi midis pasurise kombetare dhe pasurise shteterore? 2- Natyra dhe burimet e saj duhet ti kalojne ne mbrojtje dhe pronesi shtetit me qeverine e tij partiake apo duhet te jete ne mbrojtje dhe administrimin e nhe agjencie kombetare qe nuk mund dhe nuk duhet te kete nuanca politike, padi quhet pasuri kombetare? 3- Eshte folur shume per plazhet publike dhe private, ju si perfaqesues i shtetit sa % te fitimeve ndani me privatin kur ky privat nuk ka kombesi shqiptare? 4- Plazhet publike sa % te territorit zene dhe a eshte perllogaritur ne baze te te ardhurave te shtresave te shoqerise, per te cilat mund te jete e paperballueshme frekuentimi ose pushimi vjetor tek privati, wi eshte bere perllogaritha dhe menaxhimi? 5- Ne rast se qeveria ku ti je perfaqesues ndryshohet ( flasim per politiken shteterore dhe jo ate kombetare), a do ndryshoje destinacioni i administruesit te prones kombetare, vije bregdetare, vije lumore, vije liqenore, maja malore, fushe kodrinore??! Post Scriptum: Ne rast se i pergjigjesh pyetjes se pare dhe lodhesh me detajet e pyetjeve me rrhedhoje logjike, atehere kater pergjigjet pasardhese mund ti nenkuptojme ashtu sic deshirojme ne, sipas interpretimit te logjikes personale....
Përgjigju -
Keshtu funksionon ne greqi
Përgjigju











Komente
Komento