Himarioti Piro Dhima ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima se është arritur një marrëveshje sa i përket ndarjes së re territoriale që parashikon bashkimin e Himarës me Vranishtin.
Në një postim në rrjetin social Facebook Piro Dhima shkruan se ka pasur një takim me deputetin e PS-së dhe kryetarin e Bashkisë së Himarës po nuk është rënë dakort për ndarjen e re.
Dhima, i cili është dhe deputet në Parmalentin grek nga partia e PASOK ( partia e ministrit të Jashtëm grek) shkruan se kjo ndarje që pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë është e papranueshme.
"Sot pata një takim me kreun e Bashkisë Himarë Jorgo Goro dhe deputetin e parlamentit shqiptar Koço Kokëdhima pë ndarjen administrativo territoriale. Për ne kjo reformë që pritet të kalojë në parlament është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare" shkruan Dhima në Facebook.
Edhe ditë më parë himarioti Piro Dhima ka dalë kundër hartës së re territoriale qe e ndan Shqipërinë në 61 bashki, madje ai ka thënë se po e ndjek nga afër këtë çështje bashkë me ministrin e Jashtëm grek.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com