Julie Apicella, ka publikuar në facebook dy fotografi të cilat qëndrojnë paralelisht dhe që rrëfejnë një dhimbje të madhe.
 
Gruaja ka publikuar foton e 7 shtatorit 2015, ku vajza e saj e sëmurë me kancer niste shkollën, dhe një tjetër foto të 7 shtatorit 2016, ajo nuk është më, sepse e humbi betejën e saj me sëmundjen.

“Imagjinoni nëse dita juaj e parë e shkollës për këtë vit të ishte e fundit që do të fotografoje”, shkruan nëna në postimin e saj të gjatë.

Vogëlushja Emily u largua nga jeta më 14 dhjetor 2015, në moshën 8- vjeçare. Tre vitet e fundit të jetës i kaloi duke luftuar kundër kancerit në veshka.

Julie Apicella

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com