VLORE- Për rreth 30 minuta e gjithë zona e Skelës në Vlorë ka mbajtur frymën. Një 58 vjecar i lyer me benzinë ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes. Kjo ka sjellë ankth dhe panik te gjithë banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit. Shumë forca policie që mbërritën në vendgjarje u përpoqën për minuta të tëra të parandalonin këtë “vetëinkuizicion” publik në mes të qytetit bregdetar. Policia tha se 58 vjecari Shezai Skëndaj në zonën e rrethrrotullimit të Skelës ishte lyer me benzinë dhe në dorë mbante një thikë.
Burimet e policisë i thanë shqiptarja. com se Skëndaj po përjetontë një periudhe të vështire depresioni pasi i kishte vdekur djali pak kohë më parë.
E gjithë skena rrënqethëse ka zgjatur vetëm 30 minuta. Policia ka arritur të parandalojë tragjedinë dhe të anulloje “vendimin” tragjik të Skëndaj.
Neutralizimi u bë nga një efektiv policie në Vlorë i cili arriti t’i dilte nga pas 58 vjecarit. Efektivi e bllokoi atë nga shpina duke mundur t’ja largonte thikën nga duart dhe duke e e penguar t’i vinte zjarrin vetes.
Pak para se të vendoste të vëtëdigjej 58 vjecari u kishte dhënë gazetarëve një qese me letra dhe foto, sipas tyre të pakuptimta
Precedentët
Aktet publike të vetëdjegjes apo tentative të tilla nuk janë të rralla në vend. Vitet e fundit kanë qënë të shumta rastet kur persona të ndryshme për arsye nga më të ndryshmet zgjedhin mënyrën e cilësuar si më “të tmerrshme” për t’i dhënë fund jetës, atë të vetëdjegies me benzinë. Rasti më I dhimbshëm ka qënë vetëdjegja në mes të Tiranës 5 vjet më parë e një endacaku duke tmerruar kalimtarët e kryeqytetit në orën më të populluar 18.15, përballë Tajvanit.
Mediat komentuan atëherë se 38 vjecari endacak nga Shkodra spërkati trupin me benzinë dhe në sekondë i vuri flakën vetes. Mediat aluduan se shkak ishte ndarja nga e fejuara. Pamjet në cëlular të vetedjegies së 38 vjecarit bënë atëherë xhiron e botës.
Më pas janë shënuar dhe raste të tjera të ngjashme por në ambjente më të kufizuara.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com