Një 60-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë, ka humbur jetën sot gjatë kohës që po transportohej për në spital për shkak të një infarkti.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë me mjekim të detyruar në burgun për persona me aftësi të kufizuara kur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ditën e djeshme është ai ndjerë keq për shkak të dhimbjeve në gjoks. Pavarësisht se është transportuar në drejtim të spitalit ditën e sotme, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës. Shkak për vdekjen dyshohet një infarkt në zemër.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com