FKA T dhe logo e albumit LP1
Tiranë, 7 Janar / ATSH/ - Presitigjiozja "Time", gazeta më e rëndësishme dhe më e shitur dhe një ndër më të klikuarat në internet, ka publikuar prej pak kohësh rendtitjen e 10 albumeve më të mira të vitit 2014.
Në krahasim me të tjera media, të cilat kanë kryer sondazhe dhe kritika lidhur me klasifikimin muzikor të prodhuar gjatë vitit 2014, prestigjiozja "Time" duket se ka realizuar renditjen më të drejtë e më të saktë lidhur me "Top 10 albumet më të mira" të vitit që sapo lame pas.
Azealia Banks me albumin e titulluar 'Broke With Expensive Taste' vjen e renditur e 10-ta në këtë klasifikim.
Në vendin e 9-të gjejmë të pozicionuar artistin Ryan Adams me albumin me të njëtin emër 'Ryan Adams'.
Jenny Lewis me albumin e saj 'The Voyager' renditet e 8-ta në listen që pasohet nga Against Me's me albumin e tyre 'Transgender Dysphoria Blues', të cilët e gjejnë veten të pozicionuar në vëndin e 7-të.
Bukuroshja Lana Del Rey's albumin e saj 'Ultraviolence' vjen në vëndin e 6-të, në listen qe rendit në vëndin e 5-të Perfume Genius' me albumin 'Too Bright'.
Vendi i 4-t i përket një tjetër bukurosheje të ëmbël e të talentuar, siç është Taylor Swift, e cila vjen me albumin e saj të titulluar '1989'.
Ndërkohë që në "Top Treshen" e vitit dhe pikërisht në vendin e 3-të gjejmë Alt-J's me albumin 'This Is All Yours'. St. Vincent me albumin me të njëjtin titutll 'St. Vincent' vjen I pozicionuar i dyti në klasifikimin, që fitohet nga FKA Twigs me albumin 'LP1?.
/k.m//a.ke/












