Dhjetë ditë me aktivitete, Shqipëria feston ditën e Republikës Italiane

Dita e Republikës italiane ka nisur me festime dhe aktivitete që më herët, duke i dhenë kështu më shumë ngjyra dhe gjallëri Tiranës. Të rinjtë artistë treguan përshtypjet e tyre për pikturat që janë duke bërë në kryeqytetin shqiptar

Tirana tanimë është mjaftueshmë me ngjyra, por duke parë se i pëlqejnë shumë, edhe ambasadorit i pëlqeu shumë ideja e projektit tonë dhe kështu ne do të përqendrohemi te ngyrat, te format dhe te idetë e veccanta. Pra në një farë forme po eksperimentojmë në këtë mur vizionin tonë për ngjyrat e shqipërisë.

Annia Kitlas, artiste

 

Jemi nisur për një projekt artistik në 13 fasada në Tirana. kemi dashur të prezantojmë diferencat e shumë artistëve sepse janë 13 artistë, të gjithë të ndryshëm. Nuk kemi pasur një temë.. gjithë secili është i lirë të shprehet, por gjithsecili është edhe i ndryshëm, kështu që nëpërmjet ngjyrave ne krijojmë një aset ndërkulturor.

Cheko’ Sart, artist

Ambasada italiane këtë vit zgjeroi edhe më shumë festimet për Ditën e Republikës duke u përqëndruar te bashkëpunimi dypalësh, formimi dhe mbi të gjitha te kultura si mjeti më i mirë i njohjes mes qytetarëve dhe institucioneve të shipërisë dhe italisë.

Zëdhënësja e ambasadës, Carlotta D’ Amico tregoi për Report TV të gjitha aktivitet që do të zhvillohen deri më 5 qershor".

Këtë mbrëmje do të ketë një koncert për publikun, kështu që janë të gjithë të ftuar. nesër do të jetë një ditë e dedikuar e tëra për Ermal Metën.

Do të ketë një konferencë me studentë italianë dhe shqiptarë, ku ai do të tregojë eksperiencën e tij dhe në mbrëmje do të ketë koncertin në sheshin skëndërbej, të cilin ambasada dhe Bashkia e Tiranës e kanë realizuar së bashku, për të festuar kështu vigjiljen e festës së republikës.

Më tej do të ketë dhe evente të tjera deri më 5 qershor, në vecanti do të kemi një konferencë historike që rrëfen marrëdhëniet itali shqipëri në periudhën e luftës së ftohtë”

Carlotta D’amico, Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun në ambasadën italiane në Tiranë



Carlotta D’amico, Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun në ambasadën italiane në Tiranë

Tashmë qytetarët kanë më shumë arsye për të pritur qershorin. Kryeqyteti është i mbushur me aktivitete duke mirëpritur edhe në Shqipëri festimet për ditën e republikës italiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut