Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit, që këtë vit u shoqërua edhe nga reshjet e shiut. Pas një muaji agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.
Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë në qytetin e Durrësit, ka nisur në 6:20 të mëngjesit. Me dhjetëra besimtarë myslimanë falën namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë. Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes
