Dhjetëra hektarë toka bujqësore nën ujë, fermerët në Rrogozhinë: S’janë pastruar kanalet kulluese, rrimë me shpresën se s’do bjerë shi

RROGOZHINË- Reshjet e shiut janë ndërprerë, por situata vazhdon të jetë problematike në sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore në Rrogozhinë. Një pjesë e madhe e tyre janë ende nën ujë duke dëmtuar grurin apo kultura të tjera të mbjella në to.

Fermerët e fshati Greth në bashkinë Rrogozhinë fajësojnë bordin e kullimit Kavajë, pasi sipas tyre nuk kanë pastruar kanalet kulluese dhe hidrovori nuk punon me kapacitet të plotë për shkak të defekteve teknike.

"Unë kam 15 hektarë tokë me qira. Shiko se çfarë më ka bërë uji. Një pompë ndizet sot, një pompë ndizet nesër. Nuk punojnë. Hidrovori nuk i thith. Nuk kam gojë çfarë të flas. Gjithë ato lekë që kam hedhur, ikën. Janë mbi 5-6 vetë si unë. Rrimë me shpresën se nuk do të bjerë shiu. Çdo gjë ka marrë fund. Nuk pres prodhim. Gjynaf. Jemi ballë përballë hidrovorit. Shiko çfarë situate është", tha një fermer.

"Unë kam 30 hektarë grurë. Nuk kanë asnjë kokërr grurë. Vuan populli për bukë. Skrepi rri në bashki. Këtu nuk bëhet një kanal. Ka 35 vjet që nuk vjen një skrep këtu të hapë një kanal. Nuk kemi kush të na qajë një problem", tregoi një tjetër.

“Jam fermer i rregullt prej 15 vitesh. Që me 6 janar që rri nën ujë. Jemi të rregullt ndaj shtetit. Asnjë nuk është kujtuar për ne. As bazë ushqimiore”, shprehet një tjetër.

Për këtë problem fermerët u ngritën në protestë. Në mbështetje të tyre ka qenë edhe  kreu i PD Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi.

"Prej ditësh kanë probleme me përmbytjet, pasi hidrovoret nuk punojnë. Neglizhenca e drejtorisë së bordit të kullimit ka sjellë qindra hektarë toka të përmbytura. Kjo qeveri nuk e vë ujin në zjarr. Këtu mungojnë kanalizimet. Janë të gjithë taksapagues të rregullt. I bëj thirrje bashkisë Rrogozhinë që të merren me fermerët," tha kreu i PD-së Rrogozhinë, Ferdinand Saraci.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja